SPAK i komunikon akuzën Erzen Breçanit dhe grupit të tij! Ish-drejtori i Policisë së Tiranës dyshohet e paratë e drogës së të birit i investoi me HEC-et në Tropojë

25 Korrik, 12:45| Përditesimi: 25 Korrik, 14:49

  • Share

Vetëm pak ditë pas lirimit nga qelia, tashmë në “arrest shtëpie”, Erzen Breçani, i qetë dhe pa komunikuar me gazetarët, u paraqit në SPAK për komunikim të akuzës.

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe i komunikoi akuzat “pastrim parash” dhe “përkrahje të autorit të krimit”, ish-zyrtarit të policisë dhe personave të tjerë anëtarë të grupit që janë tashmë të arrestuar.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi t’i ndryshonte masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” më 17 korrik.

Më herët, Erzen Breçani kërkoi disa herë zbutje të masës së sigurisë, me pretendimin se kishte probleme me zemrën dhe se vuante nga klaustrofobia.

Ish-zëvendësdrejtori i policisë së Tiranës u arrestua në nëntor 2023 me urdhër të SPAK, ku përveç tij, ranë në pranga edhe Dedan Gjoni, ish-shef i krimeve në Komisariatin nr. 6, Bujar Ajeti si dhe Besmir Murtati. SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, ku në kërkim janë djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • GENTJAN LELA MERSEOE ÇAFAI: 26/07/2024 20:26

    Erzengel Breçani zari Sali Bajgēs ėshtē hajdut dhe vrasēs me pages. Se si lihet ky lloi krimineli nē arest shtēpie njē zot e di. Kto lloi çudirash ndodhin vetēm nē Albanistanin e Evropēs.

    Përgjigju
  • vili: 25/07/2024 14:35

    Breçani është vrasës i ndyrë,turp për ata që e lanë në arrest shtëpie dhe mbahen në burg plot të tjerë me vepra penale të leta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?