Momenti i goditjes së T. Osmanit
Në fushën neutrale të Rrogozhinës, Erzeni humbi "në shtëpi" 0-1 nga Vllaznia. Një gol në fundin e duelit nga Stojanovic i dha tri pikë shkodranëve, për fitoren e pestë radhazi nën drejtimin e Qatip Osmanit. Loja ishte me raste për dy skuadrat, teksa gjithçka u vendos vetëm në fundin e saj. Duhej një krosim nga këndi i Malës që Bruno Puja mos e kontrollonte dot topin dhe sfera e mbetur në zonë u shty nga mbrojtësi Stojanovic drejt rrjetës. Gjatë festës së golit, drejtori sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani u godit me shishe në fytyrë nga tribuna, duke u rrëzuar në toka dhe marrë ndihmën mjekësore. Nuk munguan tensionet mes tifozëve dhe pankinës shkodrane, ndërsa gjithçka u mbyll me kaq. Vllaznia me 32 pikë shkon në vendin e tretë, ndërsa Erzeni me 22 pikë mbetet në vendin e tretë nga fundi.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Laçi përmbys 1-2 Partizanin në kryeqytet, në Korçë shtyhet ndeshja! Vllaznia mposht 0-1 Erzenin 'in-extremis', Osmani goditet në kokë
S.Dh/ReportTv.al