Erzeni prish festën e Tiranës, rihapet gara për titull në volejboll! Trajneri i bardhebluve: Jam jashtëzakonisht i pakënaqur

28 Prill 2022, 11:51| Përditesimi: 28 Prill 2022, 13:28

  • Share

Ka shkuar huq entuziazmi i madh i Tiranës për t’u shpallur kampion në volejbollin e meshkujve në ndeshjen e tretë finale kundër Erzenit. Bardheblutë që kishin fituar 2 finalet e para, edhe pse kishin mbështetjen e tifozëve të zjarrtë fanatics, u mposhtën 3-1 me sete në ‘Feti Borova’. Një humbje që hap llogaritë për titullin kampion në një kohë që duhen 3 finale për të marrë trofeun.

“Perfomancë që lë për të dëshiruar nga skuadra dhe për këtë arsye jam tmerrësisht i pakënaqur. Duke e pasur të sigurtë titullin kampion, sipas nesh dhe sipas opinionit publik, ne menduam që çdo gjë shkon vaj, por volejbolli nuk është kështu. Volejbolli është një sport që je në qiell, por pastaj të çon në dhe ashtu siç ndodhi me ne,”-tha Arben Sako, trajner i Tiranës

“Kemi besuar shumë te forcat tona si ekip që në ndeshjen e parë. Kemi bërë gabime këto finale, që gjatë gjithë kampionatit nuk i kemi bërë ndonjëherë. Shpresoj që kjo ndeshje të jetë kthesa e madhe për të eliminuar gabimet dhe më pas të shpresojmë për fitimin e titullit kampion,”-deklaroi Parid Uruçi, trajner i Erzenit.

Finalja e rradhës do të luhet më 30 prill në pallatin e sportit ‘Dhimitraq Goga’.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?