Esat Pasha u dekorua në Londër nga i dërguari i mbretit me titullin 'Oficer i Madh i Shenjtorëve'

7 Shkurt 2020, 10:10| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 10:13

  • Share

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi: Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Shkurt 2020

“Le Temps” ka botuar, të premten  e 28 prillit 1916, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me dokorimin Esat Pashë Toptanit në Londër dhe kthimin e tij në Francë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Esat Pasha u kthye nga Londra

Esat Pasha u kthye gjatë kësaj nate nga Anglia. Gjatë qëndrimit në Londër, ai u takua me Lord Crowe, Lord Kitchener, Kolonel Philipps, ish-komandantin e përgjithshëm të forcave ndërkombëtare në Shqipëri.

Sir Artur Paget erdhi në emër të mbretit George (Xhorxh) për t’i sjellë Esat Pashës dekoratën e Oficerit të Madh të Shenjtorëve Michael dhe George;

Pashai do të vizitojë së shpejti Le Creusot, ku do të shoqërohet nga Z. de Fontenay, Ministër i Francës në Shqipëri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?