Jeff Hovenier dhe Gabriel Escobar

Escobar largohet nga posti i tij për Ballkanin, Hovenier: Kisha nderin të punoja me ju

16 Maj, 13:20| Përditesimi: 16 Maj, 13:25

  • Share

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka përfunduar mandatin e tij.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, me anë të një postimi në platformën X i ka uruar Escobarit suksese në në detyrën e tij të ardhshme, ndërsa e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij.

“Ndërsa miku dhe kolegu im Gabriel Escobar përfundon detyrën e tij si Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i uroj suksese në detyrën e tij të ardhshme. Kam pasur nderin të punoj me të për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhe në Dialogun e BE-së. I shpreh falënderimet e mia për përkushtimin e tij të palodhur në avancimin e vizionit tonë për një Kosovë dhe rajon të Ballkanit Perëndimor të sigurt, të begatë dhe demokratik”, shkruan në mesazhin e tij Hovenier.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?