Klement Balili te Krimet e Renda

Kronikë
Top 24

'Escobari i Ballkanit'/ Krimet e Rënda caktojnë trupën e gjyqtarëve për Kelment Balilin (EMRAT)

30 Janar 2019, 10:48| Përditesimi: 30 Janar 2019, 11:25

  • Share

TIRANË - Gjykata e Krimeve të Rënda përcaktoi sot përmes shortit trupën gjykuese për dosjen e Kelment Balilit i pagëzuar nga mediat greke si "Escobari i Ballkanit". Do të jetë një treshe gjyqtarësh me kryesuese Flora Hajredinajn dhe dy gjyqtarë të tjerë Liliana Baku dhe Ardit Mustafai. 

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin; trafikimi të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale”.

Javën e kaluar Balili kërkoi gjykim të shkurtuar përmes avokatit mbrojtës Theodhori Sollaku (Lexo këtu). Nëse ai shpallet fajtor për të gjitha akuzat dhe dënohet me 7 vite burg me gjykim të shkurtuar, atij i ulet 1/3 e dënimit. Klement Balili u vetëdorëzua në polici mesditën e 15 janarit pasi qëndroi për rreth 3 vite në arrati (Lexo këtu).

Përpara se të dorëzohej te drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Kelment Balili foli ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha (Lexo këtu intervistën e plotë). Ndërkohë Shqiptarja.com ka zbardhur edhe përgjimet greke ku zbulohet se si Balili komandonte trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Greqisë (Lexo këtu). Ishin pikërisht mediat greke ato të cilat denoncuan rrjetin e trafikut të kanabisit si dhe pagëzuan Balilin me emrin "Escobari i Ballkanit". 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?