Esencë/ Aktorja dhe regjisorja Suela Bako rrëfen dashuritë e jetës: Në fund arti do të na shpëtojë nga shëmtia e botës

25 Nëntor 2022, 19:30| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 19:48

  • Share

Këtë herë në “Esence” ndamë emocione, ndjesi, kujtime e përjetime me një kthim pas në kohë me aktoren dhe regjisoren Suela Bako. Një rrëfim i sinqertë dhe i ngrohtë për familjen dhe profesionin, për një dyshe që ndikon veten në mënyrë të pashmangshme. Shumë foto të jetës së saj artistike, në këto vite angazhim në teatër e kinema, pas kamerës gjithashtu, zgjuan kujtime e përjetime.

“Përballë çdo dileme në këtë profesion, gjithnjë them se ia vlen”- citoi Suela në studio duke pohuar edhe njëherë pasionin  dhe përkushtimin për punën që bën.

E kur vjen fjala për ta trashëguar në familje, për shkak të vështirësive që ajo i njeh, veçanërisht  për të bijën nuk e ka dashur asnjëherë, pavarësisht se e ka përfshirë në projektet e saj si aktore që në fëmijëri.

Ndërsa mes saj dhe bashkëshortit, aktorit Romir Zalla, ka gjithnjë kritika konstruktive që ata nuk ia kursejnë njëri-tjetrit. Ata e mbështesin po aq sa e kritikojnë sho-shoqin për çdo iniciativë profesionale. Pasioni i saj për atë që bën, shtrihet në një ekuilibër mes teatrit, filmit dhe të qenit pas kamerës si regjisore.

Janë eksperienca që Suela thjesht nuk i shkëput dot nga njëra tjetra por iu dedikohet dhe i do me të njëjtin intensitet. Në fund të së gjithës, arti do të na shpëtojë nga shëmtia e botës. Dhe Suela Bako, e ka lehtësisht të lexueshme në qenien e saj njerëzore dhe artistike, se gjithçka që bën, e do.

Një video mesazh surprizë nga e bija, ishte qershia mbi tortë, një emocion që vetëm marrëdhënia prind-fëmijë ka fuqinë ta përçojë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?