Esencë/ Bujar Qamili rrëfen 48 vitet në skenë si ‘Mjeshtri i madh’ i muzikës popullore shqiptare! Në fund edhe një këngë dashurie për ‘shoqen e jetës’

22 Nëntor 2022, 20:36| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 20:45

  • Share

Në studion e “Esencë” erdhi këtë herë me energjinë dhe humorin e bukur, artisti Bujar Qamili. Ai mban mbi supe 48 vite karrierë pa shkëputje, një rrugëtim i gjatë dhe i bukur me këngën. Dhe një prej këngëtarëve që numëron bashkëpunimet më të shumta në muzikë. Jeta e tij e mbushur me muzikë, aventura, koncerte të shumta, por dhe një kthim pas në kohë në fëmijëri e adoleshencë në fillesat e jetës dhe muzikës së tij.

Një album fotosh që kornizojnë jetën e tij e kthyen këngëtarin  pas në kohë duke na rrëfyer  çaste e kujtime. Mes tyre një kujtim për vështirësitë e kohës ku këmbenin kostume për një performancë. Ai na rrëfeu në program një episod të tillë me këngëtarin Petrit Lulo.

Ndër të tjera, foli edhe për lidhjen me bashkëshorten dhe mbi 40 vitet e tij në një martesë themeli i së cilës është dashuria. Por me humorin tipik shkodran, nuk nguroi edhe të na rrëfente se ndër vite, jo pak herë bashkëshorten e tij Dritën, e kanë ngacmuar njerëzit për faktin e të pasurit një bashkëshort artist, duke provokuar pak edhe qëndrimin e saj mbi këtë gjë. Këngëtari citoi tolerancën dhe mirëkuptimin në  çift si çelësin e marrëdhënies së tyre të fortë.

Ai i këndoi asaj në studio, një fragment të vogël si për ta përforcuar dashurinë dhe përkushtimin mes tyre. Udhëtime të shumta nëpër botë, që janë pasioni i tij e kanë mbushur jetën e këngëtarit. Dy video emocionuese ishin edhe dy vlerësimet më të larta që këngëtari Bujar Qamili ka marrë titujt “Nder I Kombit” dhe Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij të vyer në muzikë. Nuk mund të mungonin surprizat për të, dy prej të cilave këtë herë erdhën nga këngëtarët Klodiana Vata dhe Mateus Frroku me të cilët ai ka bashkëpunuar.  

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Barzay: 23/11/2022 19:20

    Jam shume dakord. Kangtar shume i madh.Interpretues me vlera .E kujtoj ne Shkoder kur ka Ken i ri me klubin e rinise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?