Esencë/ Ja si e pyllëzuam Shqipërinë me duart tona përpara viteve 90!

31 Janar, 22:48| Përditesimi: 1 Shkurt, 09:55

  • Share

Emisoni Esencë që drejtohet nga Gazetari Eljan Tanini në ekranin e Report Tv sjell një rrëfim të Abdulla Dikut, Inxhinier pyjesh, eksperti që lëviz shumë nëpër Shqipëri, ndërsa ka treguar si u pyllëzua Shqipëria me pemë para viteve 90.

Abdulla Diku: Shumica e pyjeve në Shqipëri janë natyrore, ka edhe pyje te mbjella me plan. Ka pasur investime të mëdha, të gjitha kurorat e qyteteve janë pyllëzime artificiale nga shteti. Ka pyllëzime artificiale që janë në gjendje shumë të mirë, ndër të tjera kanë shërbyer për të mbrojtur tokën nga erozioni. Kjo punë e bërë në atë kohë ishte me investime të jashtëzakonshme. Psh: Pemët në Spille janë në gjendje të mirë. Divjaka gjithashtu një pjesë e saj  është mbjellur nga njeriu. Shqipëria në vijën ë saj bregdetare përbëhet nga pisha e butë, pisha e detit dhe pisha e egër. Mos harroni se një veprim i gabuar, është edhe mbjellja e palmave në autostradë. Krasta e Krujës nga kodra të degraduara është kthyer në pyll të mirëfilltë. Puna ishte e ndarë dhe e përkushtuar. Shqipëria për mbjelljen e pemëve organizohej në rrethe. Fidanishtet ndërtoheshin pranë vendit ku do të bëhej mbjellja. Mbilleshin me mijëra hektar çdo vit, nuk numëroheshin fidanët. Nëse sot konvertohet me koston për një hektar, shkon sa 1 miliardë euro. Ka qenë investim kolosal. Merreshin edhe masa bioinxhinierike, prita malore etj… Një rast i mirë është Puka. Puka ka pyje natyrorë, por edhe mbjellje nga njeriu.

Eljan Tanini: -Si është përdorur druri në Shqipëri?

Abdulla Diku: -Është përdorur masivisht për ngrohje, nga industria e drurit, industria e ndërtimit, industria minerare, industria hekurudhore dhe ajo e ujit disi… Pyjet priteshin, por pyllëzohej shumë, 100 herë më shumë. Kishte plane të detajuara, kujdesi për pyjet ishte maksimal. 100-200-300 vjet duhet që një pyll të kthehet në gjendjen e sotme.

Eljan Tanini: -Po Lura, është e mbjellë nga njeriu apo…?

Abdulla Diku: -Shumica e pyjeve në Lurë janë natyrorë, si parqet tona kombëtare. Në atë kohë nuk lejoheshin gabimet nëse pema nuk do të mbillej mire. Fidanët mbilleshin me bukë dheu, kishin edhe ka garanci të mëdha. Fidani përshtatej më lehtë kur serën e kishte aty pranë, zinte mbi 80 përqind. Mbillej më shumë se 5 mijë hektar në vit.  

Eljan Tanini: -A ka pasur rrënjë, pemë që janë mbjellur gabim? Eukaliptusin kush e solli në Shqipëri?

Abdulla Diku: -Origjina është nga Australia, janë bimë anti malarike. Ato e përthajne tokën, lëshojnë fitocidin që besdis insektet. Eukaliptuset janë delikate nga temperaturat kur luhaten, rriten shpejt, nga ngricat thyhen lehtë.  

Eljan Tanini: -Akaciet mund të mbillen ende?

Abdulla Diku: -Është një bimë ku shkon bleta, ajo rri atje ku është mbjellë. Akacia e mban tokën mirë, drurin e ka të fortë, lulja e saj ka aromë shumë të mirë. Ka pasur punë vullnetare, por janë mbjellë edhe nga ndërmarrjet shtetërore. Koha më e mirë për të mbjellë pemë ka qenë përpara 20 vjetësh, koha më e mirë është sot.

Eljan Tanini: -Po mendoja të merrja stafin e Report Tv për të mbjellë pemë.  

Abdulla Diku: -Jeni të mirëpritur, ne tani po mbjellim në Divjakë. Disa pisha kanë kaluar mbi pesë metra atje.

Eljan Tanini: -Zonat e pasura sot për sot me pemë cilat janë?

Abdulla Diku: -Ne i përdhunojmë pemët. Kemi shumë pak zona të pasura sot. Malësia e madhe ka mbetur, Livadhi i Arushës, Lumi i Gashit në Tropojë po ashtu…

Eljan Tanini: -Pyjet më të vjetra në Shqipëri?

Abdulla Diku: -Lugina e Lumit të Tropojës, Zallgjoçaj Mat, Bredhi i Sotirës. Bredhi i Hotovës, Panjat e Korçës, Llogoraja, Karaburuni ka qenë I veshur me pyje gjithashtu. U prenë shumë pemë, rreth vitit 1800 për të bërë anijet. Gjithashtu djegia nuk e përmirëson natyrën. Karaburuni në këto 30 vite është djegur shumë. Gjatë dhe para viteve 90 nuk është mbjellë fare Karaburuni.  

Eljan Tanini: -Shqipëria kur është mbjellë më shumë?

Abdulla Diku: -Ligji i parë i pyjeve në Shqipëri daton më 27 janar të vitit 1923, ka qenë më i detajuar se kodi penal. Ky ligj mbijetoi deri në vitin 1960, parashikonte çdo gjë. Gjatë monizmit janë shpyllëzuar 300 mijë hektar tokë. Ultësira perëndimore e Shqipërisë është e shpyllëzuar gjithashtu. Nëse në monizëm 250 mijë  hektar pyje u shpyllëzuan, në demokraci 20 vitet e fundit, 450 mijë hektar pyll janë djegur

Eljan Tanini: -Sa pyje ka sot Shqipëria?

Abdulla Diku: -1 milion e 100 mijë hektar, ose 36 përqind e sipërfaqes. Është fare pak. Para viteve 90 kishte 1 milion e 300 mijë hektar tokë me pemë.

Eljan Tanini: -Sa vjeçare janë pemët në shqipëri?

Abdulla Diku: -Në Dajt ka dru ahu 200-250 vjeçar. Bashkë me Fakultetin e Shkencave Pyjore të Pragës kemi parë se kemi dru ahu rreth 450 vjeçar në veri të Shqipërisë. Ne Lurë ka qenë një dru rrobulli pishe që është prerë para 10 vjetësh e që pa frikë mund te ishte 1000 vjeçar. Sot bota i ruan këto drurë sepse përmes këtyre pemëve analizon si ka qenë koha  e moti dikur, nga shkenca që quhet dentrokronolgji. Parku i Liqenit është një ndër parqet më të mira sepse është pak i menaxhuar si bimësi pyjore.

Eljan Tanini: -Shqiptarët ia kanë dalë të mbjellin shqipërinë me pemë?

Abdulla Diku: -Kanë bërë një punë të jashtëzakonshme ndër vite, nëse e llogarisim sot 400 mijë hektarë janë 6 miliardë euro. Nga prodhimet e drurit dikur bëhej gjithë ajo punë, ishte zë i rëndësishëm. Palmat në autostradë janë mbjellje e gabuar, sepse klima në tiranë ndryshon. Nuk mund të mbjellësh diçka dhe ta shohësh menjëherë. Nga Miloti deri në Dajt është pothuajse e njëjta pishë që e ka stabilizuar token.

Eljan Tanini: -Procesionaria sot?

Abdulla Diku: -Procesionaria është bërë masive. Zgjidhja është të blihet një insekt që ha larvat. Procesionaria sulmon në zona më të buta. Kurora e Pukës është e veçantë sepse është pyllëzim artificial që është kthyer si hapësirë natyrore. Sipërfaqja e pyjeve në shqipëri nga viti 1938 deri në vitin 2018: 1938 ishte 1.385.000. ndërsa në vitin 2018 ishte 1.051.859 ha. Kemi sipërfaqe të pakësuara aktualisht, nga mungojnë pothuajse 350 mijë hektar. Cilësia pyjeve ka të bëjë me volumin e pyjeve për sipërfaqe, ne kemi pakësuar gati 30 milion metër kub pemë. Është dëm i madh ekologjik dhe ekonomik. Pyje të djeguara shqipëria ka rreth 400 mijë hektar. Jemi i vetmi vend që kemi kaq shumë dëme. 2.5 herë më i lartë është dëmi në Shqipëri. Sipërfaqja pyjore e djegur në Shqipëri është e lartë, kulmin e arrijmë në vitin 2017. Kostot për të mbjellë vendet e djegura shkojnë me miliarda euro. Pemët në qytet e reduktojnë temperaturën sot në 15 gradë. Pemët dhe pyjet janë fabrika më e mirë e oksigjenit sot në botë.

Tregojnë për mbjelljet e dikurshme të pemëve në ‘Esencë’ edhe Haxhi Bici, Muharrem Loka dhe Ahmet Mehmeti.

Shënim: Nëse keni bërë diçka të bukur për Shqipërinë dhe shqiptarët, na shkruani në numrin: 0693508323

*Emisoni Esencë shfaqet çdo të mërkurë në orën 23:00 dhe çdo të premte në orën 21:00 në ekranin e Report Tv.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 01/02/2024 00:48

    Arushat e ballkanit,të francës,të skandinavis kto të murmet po i marin erë njana tjetrit ndodh ledhatohen shum lehtë po kuptohen mes veti,kurse njerzit e kti soji përdorin përkthyes për të kuptu mes veti,a ban vlla me dit me ADN cila gjuh ashtë e arushës të murme,edhe arushat e bardha me zemër shprehen njejtë por në të folur dallon,athua në cilën period apo sa mijë vjeqar kan kalu kur vllaznit n’sabah mes veti nuk jan kuptu ?

    Përgjigju
  • Lui: 31/01/2024 23:39

    Yyyt.. komunista. Na e pyllezuat Shqiperine qe te kishte me shume gjelberim e mos te na dallonte armiku.. Ka lezet sot, male e kodra te zhveshura

    Përgjigju
    • Aristodelli: 01/02/2024 07:47

      Pylli është për derrat. Malet e zhveshura janë për investitorët strategjik

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?