Trajneri i Jasir Asanit në Korenë e Jugut, Li Jung Ho, ka bërë një deklaratë të fortë kundrejt futbollistit, duke pohuar se ‘nuk do ta fusë atë në lojë edhe po të humbasin 10 ndeshje, pasi Asani është jashtë forme’. Sipas trajnerit të ekipit të Guangju mëngjarashi është të paktën 10 kile mbipeshë.
Mirëpo pa kaluar shumë vetë Asani është përgjigjur në mënyrë ironizuese. 28-vjeçari ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga pelestra ku duket shumë në formë dhe aspak mbipeshë, ndërsa e ka shoqëruar edhe me dy emoji me të qeshura. Megjithatë situata e Asanit në Korejnë e Jugut nuk është aspak pozitive në prag të Europianit, pasi nuk luan prej kohësh dhe këtë sezon ka grumbulluar shumë pak minuta, aq sa mund të konsiderohen të papërfillshme.