Aleks Vishaj

Është dënuar dhe dëbuar nga Britania, kush është shqiptari që ‘guxoi’ të kthehej? Mediat britanike: Simbol i abuzimit tronditës të sistemit

10 Janar 2022, 13:11| Përditesimi: 10 Janar 2022, 13:13

  • Share

I shtrirë në shtrat duke pirë një cigare i relaksuar, teksa fliste me një shok në telefon me fjalët më të pahijshme në shqip dhe anglisht për Britaninë e madhe dhe policinë e saj, është shfaqur Aleks Vishaj gjatë një live në rrjetet e tij sociale.

I riu shqiptar i cili edhe pas dëbimit nga Britania ndodhet sërish atje, nuk ka lënë pa përmendur edhe pasionin e tij të “sëmurë” për pokerin.

Kujtojmë që në mars të vitit që lamë pas, me guximin që e karakterizon, 32-vjeçari regjistroi veten në një celular të cilin e mbante të fshehtë në qelinë e tij gjatë qëndrimit të tij në qelinë e burgut Wandsworth në Londër.

Kjo video e të riut shqiptar, ishte hera e fundit që Britania ka “dëgjuar” prej tij, siç edhe ka shkruar “Daily Mail”.

Mediat kanë raportuar se Vishaj është rikthyer në Britani duke tallur dhe ironizuar sistemin britanik të dëbimit që qeveria kishte premtuar se do të forconte.

Vitin e kaluar, Ministrja e Brendshme Priti Patel firmosi një marrëveshje me qeverinë shqiptare ku i kërkoi të merrte kriminelin, i cili nuk ka asnjë të drejtë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Mediat britanike e kanë cilësuar kthimin e Vishajt në Britani, si një simbol grotesk të një sistemi që po abuzohet në mënyrë tronditëse.

Natën e vitit të ri, ai postoi një video të çuditshme ku shihet i veshur me kostumin kombëtar të Shqipërisë dhe duke festuar në një bar të Londrës me shqiptarët e tjerë teksa këndonte me zë të lartë në gjuhën shqiptare.

Kthimi i tij ilegal në Britani u bë i ditur nga autoritetet e sigurisë atje si dhe ato shqiptare. Mendohet se Aleks Vishaj zotëron një pasaportë false që e përdor për të udhëtuar me avion ose traget.

Sipas mediave britanike, ky nuk është shqiptari i parë i cili qëndron në Britaninë e Madhe, pasi është dënuar dhe dëbuar nga vendi. Një tjetër shqiptar është  Dorian Puka, i cili është rikthyer pavarësisht dy dënimeve në Londër për vjedhje, dhe pasi është riatdhesuar dy herë nga Ministria e Brendshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • pete: 11/01/2022 13:17

    Korupsion.Ambasada angleze ne shqiperi jep viza me lek dhe kerkojne pastaj azil ne Angli.Marrin vize gjoja per grup artistik per te dhene shfaqje ne londer e vjen nena me dy femije,udheton me dt 29 dhjetor per shaqje... show e kerkon azil.. merr shtepi e femijet ne shkolle... e shteti keq Shqiperia pastaj.

    Përgjigju
    • Malboro: 13/01/2022 18:39

      Po ty qa duhet spiun i kombit

  • Albi: 10/01/2022 23:19

    Po Loku pos u hap nje çik by esh nuk i rrihet .Ky soj mir Shqiperine qe e degjeneruan si ne epoken e gurit por bo gjen belanë edhe bota me ta

    Përgjigju
  • Alb: 10/01/2022 19:32

    Kan gjtet nje popull jetim dhe tallen me ne.

    Përgjigju
  • Unë: 10/01/2022 19:03

    Media britanike, media e djathtë, media që kontrollohet nga çifutët, raportojnë me tendencë mbi shqiptarët. Shqiptarët nuk janë asgjë parpara krimit çifut në britani, Europë apo botë. Shqiptarët përdoren si mbulesë e krimeve të tjera që kontrollohen gjërësisht nga krimi i organizuar çifut apo grupe të tjera të sofistikuara. Mos u besoni mediave britanike, të dhathta dhe çifute. Shqiptarët nuk kanë shtet dhe as mbrojtje. Çifutët ushqejnë një urrejtje të paparë ndaj shqiptarëve.

    Përgjigju
    • Lala: 11/01/2022 10:23

      Krimi I organizuar cifut ? Hahahahah seriozisht e ke ? Ahahahahahaha

    • Dori: 11/01/2022 00:00

      Po po shqiptari nuk ka faj... Kete ta fusin ne burg ne izolim e ta zgerdhin ne dru mengjes dreke darke...

  • Arifi fier: 10/01/2022 18:07

    Avjonnnnn nan e moterrrrrr

    Përgjigju
  • Cucu: 10/01/2022 16:39

    Cu cu Nan e moter tren

    Përgjigju
  • drini: 10/01/2022 14:48

    Keshtu eshte kudo ne evrope, jo vetem ne Angli.Dhe me e forta eshte se fajesojne abuzuesit e ligjit vetem ne media.NUk flasin per sistemin e tyre te ligjeve qe e kane kot.Pse te mos shkoje perseri ne Angli ai qe eshte perzene kur ka mundesi te shkoje perseri perderisa gjen hapesira ne ligjin e tyre. Ne France ka memijera te huaj pa dokumenta. Shume nga Ata qe nuk kane fituar dokumentat ne France apo dhe vende te tjera nuk jane larguar punojne ne te zeze, dergojne femijet ne shkolla gjejne shtepi me qera etj etj.Evropa eshte bere han pa porta, kjo dihet.Evropa nga emigracioni ne 30 vjet nuk do ta njohi veten me.

    Përgjigju
    • Gari: 11/01/2022 13:56

      Ja paska fut vetes me live ky boti. Pastaj evropa na rruajt lesht bashke me anglin

    • Shoku: 10/01/2022 16:49

      Mos harro Anglia nuk eshte ne Europe dhe ka ligjet e saj,ky tipi eshte viktime e show qe ben ne rrjetet sociale dhe eshte kthyer me kamion atje,nuk toleron asnje shtet e aq me keq Anglia kur ti ben karshillek nga hajdut shtepiash ordiner ne lojtar pokeri.Si ky ka shume qe suksesin e kane te shkurter atje.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?