‘Është dhëndri ideal, por jo futbollist aq i mirë’. Fituesi i ‘Topit të Artë’ kritikon De Jong

5 Mars 2020, 14:49| Përditesimi: 5 Mars 2020, 14:51

  • Share

Frenkie De Jong bëri një supersezon vitin e kaluar me Ajax, duke bërë Barcelonën të mos mendohej dy herë për të paguar 75 mln euro për ta marrë nga holandezët. Mirëpo atëherë kur nuk duhej mesfushori nuk po tregohet ai që të gjithë prisnin, sidomos në ndeshjen e fundit me Real Madrid.

Të mërkurën Marce shkroi një artikull për këtë çështje, ndërsa së fundmi ka folur edhe Rud Gulit, ish-futbollisti PSV dhe Milanit që ka fituar edhe Topin e Artë. Gulit është shprehur: ‘De Jong është dhëndri ideal, por ende si futbollist nuk është aq i mirë.’

Gulit më tej ka kritikuar edhe mediat në Holandë të cilat gjithmonë shkruajnë pozitivisht për 22-vjeçarin. Sipas legjendës holandeze një futbollist duhet të jetë gjithmonë në formën më të mirë për të luajtur me një ekip si Barcelona.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?