Adrola Dushi

VIP & Spektakël

‘Është djali më i bukur shqiptar’, Adrola Dushi pranon lidhjen me Capital T?

22 Qershor 2024, 21:23| Përditesimi: 22 Qershor 2024, 21:26

  • Share

Modelja e njohur Adrola Dushi e ftuar në një intervistë televizive ka pohuar se është në një lidhje dashurie.

Edhe pse nuk e përmendi emrin, Adrola pranoi se është e dashuruar me ‘djalin më të bukur shqiptar’.

“Uroj që askënd mos lashtë zoti pa dashuri. Unë jam shumë e lumtur, jam e llastuar nga zoti. Unë si vajzë kam dëshirë ta bërtas lumturinë time. Jam e dashuruar.

Por në këto vite që po kalojnë i rri larg ulërimave sepse kam frikë. Më duket se çdo gjë e bukur nuk jeton gjatë nëse bëhet e madhe. Jam e lumtur dhe e dashuruar”, shprehet Adrola.

Adrola dhe këngëtari Capital T prej shumë kohësh janë përfolur në shtypin rozë për një romancë mes tyre, megjithëse dyshja as nuk e kanë pranuar dhe as nuk e kanë mohuar.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?