Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Bota

‘Është çmenduri të bësh pa NATO-n’/ Meloni në senatin Italian: Italia nuk do të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së

18 Mars, 16:20| Përditesimi: 18 Mars, 16:32

  • Share

ITALI-Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka folur sot përpara senatit në lidhje me disa sensitive që po e shqetësojnë Europën, kohët e fundit. Meloni ka shuar zërat për një pozicionim të mundshëm të Italisë në raport me SHBA-në apo me BE-në.

Nga ana tjetër kryeministrja italiane në kuadër të agjendës në funksion të diskutimit mbi pikat e Italisë në Këshillin Evropian të 20-21 Marsit, nënvizoi forcimin e një fronti të bashkuar mes Europës dhe SHBA-ve.

 “Ata që për arsye ideologjike duan të ndajnë dy anët e Atlantikut, vetëm po e dobësojnë të gjithë Perëndimin për të mirën e shumë aktorëve të tjerë. Është një fakt i thjeshtë që nuk është e mundur të imagjinohet një garanci e qëndrueshme e sigurisë duke ndarë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Është e drejtë që Evropa të pajiset për të bërë pjesën e saj, por është naive të mendosh se mund ta bëjë e vetme jashtë kornizës së NATO-s. Është ide e çmendur të bësh pa NATO-n’-theksoi Meloni./ La Republica 

H.K/a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?