Sali Berisha dhe Evi Kokalari

Politikë

'Është gjobitur 24 mln dollarë' Evi Kokalari: Boll pyetët sa po paguhet LaCivita, por Manafort, SPAK të nisë hetimet ndaj Berishës e Mediut

17 Prill, 20:43| Përditesimi: 17 Prill, 20:48

  • Share

Aktivistja Evi Kokalari ka ngritur akuza të forta në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe aleatit të tij politik Fatmir Mediu, duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga SPAK për lobime të dyshuara në Shtetet e Bashkuara.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Kokalari ka vënë në qendër të akuzave ish-këshilltarin e Donald Trump, Paul Manafort, një figurë e njohur dhe e dënuar në SHBA për afera lobimi të fshehura.

“Boll pyetët sa po paguhet LaCivita, po filloni të pyesni sa po paguhet Paul Manafort. Të kesh Manafort në krah dhe të thuash që këta s’janë lobistë, është kulmi i hipokrizisë”, shkruan Kokalari.

Sipas saj, një ish-kongresmen amerikan i ka konfirmuar që presidenti brazilian Bolsonaro gjithashtu ka punësuar Manafort për të lobuar kundër gjykatësit Alexandre de Moraes dhe presidentit aktual Luiz Inácio Lula da Silva. Vetëm pagesa paraprake për kontratën  e njohur si “retainer”  ka qenë 400 mijë dollarë.

“Sa e vërtetë është nuk di t’ju them”, vijon ajo, “por ju garantoj që Manafort është një nga lobistët më të shtrenjtë”.

Më tej, Kokalari përmend edhe faktin që ish-partneri i Manafort është regjistruar si lobist për Berishën në vitin 2023, sipas ligjit amerikan FARA (Foreign Agents Registration Act).

“Tani do të na mbushë mendjen Berisha që këta s’po lobojnë për t’i hequr ‘non-gratën’? Gjykojeni vetë nga gjoba që ka marrë Manafort pas dënimit në SHBA – 24 milionë dollarë”, shkruan ajo.

Në fund të deklaratës, Kokalari i bën thirrje organit të posaçëm të drejtësisë që të veprojë urgjentisht.

“SPAK duhet të hetojë edhe Berishën, edhe Fatmir Mediun për këto lobime dhe pagesa! Mos flini gjumë, se vendi është në rrezik”, tha ajo./Tema

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 17/04/2025 22:37

    Ahhh moj Evi Tani tu mbush mendja se cfar personi eshte Sala e ti e ndihmoje qe te ringrihej ne vend qe ta fundosje qe te shpetonin shqiptaret Familia Berisha hajdute nuk mendon sa duhet te paguaje lobistet, sepse ka vjedhur aq shume sa ato leke i duken nje therrime , PO TURP PER ORGANET E DREJTESISE E SPAK QE NUK E HETOJNE , GJYQIN JA SHTYNE NE KALENDRAT GREKE E KA SHUME TE DREJTESI SALIU TE VAXHDOJE TI PUNOJE QINDIN SHQIPTARVE Patem shprese tek spak por po behet kopje e hetuesise se Xhaxhit Cfar presin qe nuk e denojne njeriun qe I buried flaken Shqiperise,ju thithi gjakun shqiptarve me firmat piramidale ,beri namin me 1997 e armatosi shqiptaret qe u be lufte civile, 26 te vdekur ne Gerdec, vrau 4 te pafajshem ne bulevard e donte te vriste me snapper edhe Ramen plus edhe njemije e nje te zeza te tjera CFAR PRET SPAK APO JANE FRIKACAKE SE I KERCENON ?????!!!!!! Qeni qe leh nuk te kafshon se vetem gam gam di te beje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?