Dani Alves prej 6 janarit të këtij viti qëndron në burgun "Brians 2" në Barcelonë, pas akuzave për përdhunimin e një 23-vjeçareje në një klub nate. Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Brazilit ka pranuar se gjithçka ka ndodhur me konsensus, ndërsa duket se nuk po kalon ditë të mira.
Programi “Fiesta” ka mundur të kontaktojë me një ish-shok qelie të Dani Alves, i cili ka dhënë detaje për gjendjen e brazilianit në burg.
“Ai është i përhumbur dhe i dërrmuar. Ne mundohemi ta shkundim, por asgjë. Ka edhe njerëz të vrazhdë, që në dhomën e ngrënies, kur të gjithë hanë, përpiqen ta sulmojnë. Ti je përdhunues, i bërtasin. Dani Alves është bërë më i mbyllur, është dobësuar. Ndonjëherë duket shumë i trishtuar. Edhe në burg vazhdon të deklarohet i pafajshëm. Ai thotë se e gjitha ishte konsensuale, vetëm një natë feste”.
Dashuria për futbollin qëndron te Alves, që luan edhe në burg.
“Nuk del nga qelia. Shkon në qendrën sportive vetëm kur duhet të luajë. Ndryshe qëndron brenda për të parë televizor”, tha një nga personat që është afër me Alves në burg.
Nuk e di sa mund te jete e vertet, por ta shohesh fytyren e tij , duket se asht i degjenerum.
Përgjigju