‘Është i mirë ai lal, maj içik er maj’, zbardhen përgjimet e ‘Tempullit’! ‘Gracka’ që i futi ‘agjenti’ shpërndarësit e drogës në Elbasan

16 Shtator 2023, 18:02| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 18:04

  • Share

1694859130_elbasantempulli.jpg

Më datë 09.09.2023, rreth orës 12.45 agjenti në mbulim ka shkuar në rrugën që të dërgon në "Llixha" dhe ka ndaluar në afërsi të lavazhit "Çoku" dhe pranë tij është afruar shtetasi Endrit Kovaçi, ky i fundit pasi ka biseduar për pak sekonda me agjentin e autorizuar i ka dhënë diçka në dorë dhe është larguar në drejtim të lavazhit.

Report Tv sjell të tjera pjesë nga dosja e megaoperacionit ‘tempulli’ për qytetin e Elbasanit, ku tregohen takimet mes agjentit të infiltruar ‘Koli’ me rrjetin e shpërndarësve të drogës në këtë qytet. Agjenti është takuar edhe Endrit Kovaçin të cilit i ka blerë një sasi kanabisi. Takimi mes tyre është zhvilluar më datë 09.09.2023 në rrugën që të dërgon në "Llixha".  Sapo janë takuar, Kovaçi i ka thënë agjentit që i ka sjellë katër-pesë cigare të mira. Madje ai i thotë se malli është i mirë dhe për ta ‘vërtetuar’ këtë i thotë që t’i marrë erë.

Pjesë nga dosja
Më datë 09.09.2023, rreth orës 12.45 agjenti në mbulim ka shkuar në rrugën që të dërgon në "Llixha" dhe ka ndaluar në afërsi të lavazhit "Çoku" dhe pranë tij është afruar shtetasi Endrit Kovaçi, ky i fundit pasi ka biseduar për pak sekonda me agjentin e autorizuar i ka dhënë diçka në dorë dhe është larguar në drejtim të lavazhit. Nga ana e policisë gjyqësore janë sekuestruar pasi janë dorëzuar nga agjentit në mbulim: 1 (një) qese me material plastik transparente e mbyllur me përdredhje dhe djegie e mbushur me material bimor me ngjyrë jeshile e cila për nga ngjyrë, aroma dhe karakteristika dyshohet të jetë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

U bë peshimi i tyre dhe rezultoi me peshë të përgjithshme 2.22 (dy pikë njëzet e dy) gramë bashkë me ambalazhin dhe u paketuan në qese provash me numër serial unik: A3005875. Është bërë vendimi datë 09.09.2023, për kryerjen e ekspertimit kimik të lëndës të provës me numër serial unik, e cila I është blerë nga shtetasit të sipërcituar nga agjenti i autorizuar për blerje të simuluar. Nga procesverbali mbi veprimet e vëzhgimit të fshehtë ambiental dt. 09.09.2023 ka rezultuar ndër të tjera se agjenti në mbulim ka në rrugën që të dërgon në "Llixha" dhe ka ndaluar në afërsi të lavazhit "Çoku" dhe pranë tij është afruar shtetasi Endrit Kovaçi, ky i fundit pasi ka biseduar për pak sekonda me agjentin e autorizuar i ka dhënë diçka në dorë dhe është larguar në drejtim të lavazhit.

Nga procesverbali i transkriptimit të bisedave të përgjuara në vende publike ka rezultuar këto komunikime:

Endrit Kovaçi (E): Ktu ke 10-çen?
Agjenti (K): Ti mos e mçif, ti lene me i ven që të duket.
E: Ke katër-pesë cigare të mira lale.
K: E po m'pëlqeu mua imen?
E: Është i mir ai lal, maj içik er maj.

Rezulton se shtetasit Endrit Kovaçi është drejtpërdrejtë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.


Lajmi kryesor:

‘Tempulli’/ ‘Mallin e ke super, ma kanë pëlqyer të gjithë’! Zbardhen përgjimet e tjera, si agjenti i infiltruar 'fundosi' shpërndarësit e drogës në Elbasan


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?