Sëmuret në burg! Gjykata liron nga qelia dhe e çon në arrest shtëpie babanë e Hajrave të akuzuar për vrasjen e Jan Prengës

30 Mars 2020, 16:32| Përditesimi: 30 Mars 2020, 18:39

  • Share

TIRANE-Dy muaj pas arrestimit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë duke e liruar nga qelia dhe dërguar në arrest shtëpie Bajram Hajrin 64-vjeç. Ai është babai i Leonard Hajrit 36-vjeç, që është mes personave të arrestuar dhe Altin Hajrit, pronar i kompleksit "Golden" në Shijak (i sekuestruar), që është ende në kërkim nga drejtësia lidhur me dosjen.

Por përse u lirua 64-vjeçari? Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ditën e premte pas kërkesës së avokatit mbrojtës me arsyetimin se 64-vjeçari është me një veshkë dhe është sëmurë në burg. Avokati ka përdorur gjithashtu si argument edhe masat mbi situatën e koronavirusit, ku me Akt Normativ u liruan 600 të dënuar.

Mbrojtja kërkoi heqjen e plotë të arrestit për babanë e dy djemve Hajri, por gjykata pasi është njohur me raportin mjeko-ligjor vendosi që të ndryshonte masën e sigurisë me burg për ta dërguar në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve që vijojnë nga SPAK-u. Tashmë Bajram Hajri do të qëndrojë në banesën e sekuestruar me kërkesë të OFL-së dhe miratimin e Gjykatës së Posaçme.

Të arrestuarit akuzohen për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Report Tv hodhi dritë mbi këtë ngjarje të rëndë kriminale dhe rolin e Hajrave e Dritan Rexhepit duke sjellë detaje, foto dhe dokumente ekskluzive, që u krye si karrem për t'i ushtruar presion vëllait të tij, Astrit Prengës dhe shokut Gëzim Shullani për të kthyer sasinë e heroinës që kishin marrë në Angli (lexo ketu). 

Report Tv solli foto që tregonin mënyrën se si u mor peng 49-vjeçari Jan Prenga, transportimi i tij në bodrumin e kompleksit “Golden” në Shijak, killerat me kazma dhe lopata si dhe fshirja e njollave të gjakut, me leckë dyshemeje dhe detergjent kimik (lexo ketu)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lon: 30/03/2020 17:07

    Ta gezoni gjykaten speciale megjith OfL etj kjo esht drejtesia e re dhe mos u ndjeni me ...

    Përgjigju
  • Sakipi: 30/03/2020 17:02

    Drejtesi e deshtuar dhe shtet i mbaruar.Necvend te botes ndodhe qe nje person i akuxuar per vrasje,ende pa u zbuluar krimi makaber.Gjykata specjale sapo e ngritur leron nga burgu me mase te lehtesuar Arrest shtepije! Per cfar provash e sekret hetimi flitet kur nje nga autoret kryesore te kesaj vrasje ndodhet ne arrati.Icili tashti e ka me kollaje te bashkpunoje me babane e tije per fshehje te gjurmeve te krimit.Fatkeqesisht krimi ka blere drejtesine e gjygjezuar shtetin.Shqiptaret presin vendosjen e drejtesise nga Gjygjtare e gjykata te korrptuar.As qeverija flet.Opozita jo se jo.Cgjo gje ka mbaruar ne ket vende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?