Dukesha e Kembrixh dhe princi William

VIP & Spektakël
Bota

Është djalë! Vjen në jetë trashëgimtari i familjes mbretërore britanike

23 Prill 2018, 14:38| Përditesimi: 23 Prill 2018, 15:44

  • Share

Dukesha e Kembrixhit ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë dhe është një djalë. Fëmija ka lindur në Lindo Ëing të spitalit të Shën Marisë në pjesën e Londrës qendrore dhe është i pesti në trashëgimninë e fronit mbretëror.

Fëmija ka lindur rreth orës 11:01 të paradites së sotme, me një peshë rreth 3,8 kg. Një deklaratë e Kensington Palace tha se Kate dhe djali i saj janë mirë dhe gezojnë shëndet. Pritet të njoftohet për emrin me të cilin do të pagëzohet trashëgimtari i familjes mbretërore britanike.


(Deklarata nga Kensington Palace)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?