Foto ilustruese

Është përdorur në ngjarje kriminale? Gjendet i djegur Volkswagen-i pa targa në Fier

13 Janar 2022, 16:53| Përditesimi: 13 Janar 2022, 16:59

  • Share

FIER- Një makinë është gjetur plotësisht e djegur në fshatin Frakull, Fier. Makina është tip “Volkswagen”e ndërsa nga sa bëjnë me dije burimet zyrtare nga Policia mjeti ishte pa targa, çka e bën më të vështirë punën e grupit hetimor për të shkuar deri te pronari apo motivet e djegies së makinës.

Dyshimet janë se kjo makinë mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale, por hetimet vijojnë.

"Në fshatin Frakull, Fier, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip “Volksëagen”, pa targa. U kryen veprimet hetimore dhe po punohet për identifikimin e pronësisë së mjetit dhe përcaktimin e shkakut të djegies së këtij automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton Policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?