Armand Duka, Ilir Shulku, Lutfi Nuri, dhe Arben Dervishaj

Opinion

Është qelbur koka

25 Shtator 2022, 14:52| Përditesimi: 25 Shtator 2022, 14:53

  • Share

Përjashtimi i Rusisë nga të gjitha kompeticionet futbollistike pas nisjes së luftës në Ukrainë, ishte një sinjal pozitiv për Shqipërinë që ishte shortuar me këtë përfaqësuese në Ligën e Kombeve. Përjashtimi i Rusisë e bënte Shqipërinë një nga kombëtaret më të favorizuara për të kapur vendin e pare në grupin ku bënte pjesë.

Kjo për faktin se pjesë e ekipit kombëtar janë futbollistë që luajnë në kampionatet më elitare në Europë, që kurrë nuk i kemi pasur më parë, dhe çdo renditje tjetër u pa si një dështim nga opinoni futbollistik në vendin tonë. Madje dhe vetë FSHF-ja e konsideronte dështim mos realizimin e objektivit.

Tashmë jemi përballë një fakti ku jo vetëm që nuk kemi realizuar objektivin, por kemi marrë rezultate e kemi bërë paraqitje të turpshme, dhe i gjithë mllefi po shkarkohet drejt trajnerit Reja dhe kapitenit Elseid Hysaj.

Natyrisht që trajneri ka përgjegjsinë e tij për këtë ecuri skandaloze, por ata që e degraduar ekipin tonë kombëtar dhe futbollin shqiptar në këtë gjëndje qesharake, janë katër personat që e shohin Kombëtaren si një biznes, si një pronë të tyre, dhe si një mundësi për tu dëfryer nëpër udhëtimet jashtë shtetit.

Bjellorusia para disa muajsh ishte një shembull i degradimit të simboleve kombëtare dhe pamja më e shëmtuar se si një president Federate shkon e vallëzon me striptiste nëpër  “night clube” (Ka qenë dhe ajo periudha kur futbolli shqiptar po kalonte një “krizë” dhe që po iu ushtroni presion qeverisë për tu plotësuar kushtet, ndërkohë që në Bjellorusi bridhnin me balerina për të hequr “streset”).

Edhe mbrëmjen e djeshme panorama e krerëve të FSHF-së ishte po aq e shëmtuar, sa dëfrimet me striptistet e Bjellorusisë.

Armand Duka, Ilir Shulku, Lutfi Nuri, dhe Arben Dervishaj, u shfaqën para ndeshjes në fushën e blertë të "Bloomfield Stadion", jo për të mbështetur çunat, por për të pozuar të katërt për qefet e tyre për të ruajtur një kujtim, duke njollosur Shqipërinë si përfaqësuesit e vetëm në Europë që dilnin e shëtisnin nëpër fushë si katër bajraktarë. Ndërsa para ndeshjes me Izraelin të vetmen gjë që trumbetonin në mediat e tyre ishte se si po rrisnin premion, duke u krenuar e menduar që me paratë që kanë bërë do blejnë gjithçka, pas sfidës së djeshme askush nuk është shfaqur për të folur rreth këtij dështimi.

Askush nga ata nuk do mbajë përgjegjësi, siç nuk kanë mbajtur në këto 20- vite, për këtë degradim që i kanë bërë imazhit të Shqipërisë, gjëndjes ku e kanë dërguar ekipin kombëtare, dhe futbollin vendas.

Por ata do mbeten imazhi më i errët, dhe fotografia më e qartë e turpit, se, pse Shqipëria në futboll nuk po ngren dot kokë. Sepse futbollit i është qelbur koka.

Është e vetmja organizatë sportive e cila edhe pse po korr vetëm dështime futbollistike, objektivin primar nuk kanë përmirësimet e rezultateve, por i janë turrur hapjes së basteve sportive.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit sot, i cili duhet të mbate përgjegjësinë më të madhe për këto rezultate e këtë gjëndje turpëruese ku ndodhet përfaqëesuesja, është aktualisht udhëheqësi i legalizimit të bixhozit në Shqipëri.

Është ndër të vetmit president Federate në Europë që përcjell një mesazh të turpshëm tek sportistët se të ardhurat nga bixhozi, janë të vetmet mundësi që ata të mbështeten e që të krijojnë kushte më komode.

Disfatat e Shqipërisë as që nuk i shqetësojnë. E vetmja gjë që udhëheqësit e FSHF-së po i lumturon e që janë të foksuar në këtë periudhë, janë hapjet llotove. Kjo mund të jetë dhe një nga arsyet pse janë aq të lumtur për çdo humbje të Kombëtares…

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Olsi: 25/09/2022 15:23

    PO PSE KUSH E HUMBI TOPIN NE RASTIN E DY GOLAVE???HYSAJ APO DUKA? SECILI KA FAJIN E TIJ...DUKA QE VE trainer "koti" dhe e detyron qe te vej "LOJTAR" NGA SERIE C(AJETI) ,lojtar inekzistent si Veseli dhe Mihaj,dhe ish futbollista si Hysaj dhe Çikaleshi.... GOLI I PAR ESHTE BUDALLALLEK I HYSAJT...GOLI I DYTE ESHTE 40% HYSAJ 60% MIHAJ...

    Përgjigju
    • Olti: 25/09/2022 21:14

      Spo flet vetem per ndeshjen zoteria, po flet per nje proces te tere mbi 20 vjecar, ndeshja e djeshme ishte vetem episodi i radhes..

    • Lala: 25/09/2022 20:38

      O reja o bylmes Po Kur do me lon ne mbrojtje merri te pakten nga Kategorie e dyte e shqiperis mbrojtesit SE te thyn Komet e step Len te kalosh.plus sbojn gabime si hysaj ajeti ose veseli a kundi un CA rezervash mbledh ti per kombetare.ndrro skem sipas lojtareve QE je ne dispozicion se na cave s...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?