Deputeti Saimir Korreshi hodhi idenë në Repolitix, se Sali Berisha mund të jetë nesër në seancën plenare në Kuvend, pasi ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me kryeministrin Rama për disa tendera korruptivë.
'Do doja realisht që Berisha ti shkonte deri në fund lëvizjes së tij. Pavarësisht se poshtë shtëpisë së tij është një lëvizje që e ka mbajtur gjallë. Nuk e dimë nëse do të vijë apo jo. Por ka gjasa që Rama si ka bërë bojkot, as nuk është kthyer fare në parlamentin e Shqipërisë. Më shumë se kujt i ka shërbyer Ramës problematika e opozitës.
Mendoj se Berisha është shahist i vjetër, priten të papritura prej tij. Nuk dua të lë dhe njerëzit pa gjumë. Nuk kam informacione për këtë, për ardhjen në parlament ose jo. Kërkesa për interpelancë janë votuar shumë herë. Sa herë që Rama e shikon një opozitë të tillë të luftës, i jep mundësi edhe të tallet me Kuvendin e Shqipërisë. Që nga sot nuk ka më fjalë.' u shpreh deputeti Saimir Korreshi.
Lajmi kryesor:
Vendimi për vulën e PD-së/ Meçaj në Repolitix: Basha e kreu misionin, e shpalli liderin e opozitës! Avokati: Berisha thotë hajdeni me ne, por nuk lëshon karrigen
G.K//ReportTv.al