Ushtarë në Ukrainë teksa mbajnë një dorë një 'Javelin'

Është shndërruar në tmerrin e Rusisë në Ukrainë, Shqipëria porosit sistemet ‘Javelin’

19 Maj 2022, 16:19| Përditesimi: 19 Maj 2022, 16:31

  • Share

Shqipëria shumë shpejt do të pajiset me raketat Javelin, një armë e fuqishme e cila po bën diferencën në luftën që po zhvillohet në Ukrainë dhe po shkatërron makinerinë ushtarake ruse.  Lajmi është dhënë nga vetë kompania që i prodhon ato, sipas një shkrimi të botuar në Reuters.

Në shkrim thuhet se një sipërmarrje e përbashkët midis kompanive Lockheed Martin Corp dhe Raytheon Technologies Corp (RTX.N) ka marrë dy kontrata me vlerë 309 milionë dollarë nga ushtria amerikane për raketat e saj Javelin. Raketat Javelin prodhohen bashkërisht nga njësia raketore Lockheed dhe Raytheon (RTX.N).

Kompania ka bërë me dije se kontratat përfshijnë më shumë se 1,300 raketa Javelin, ku ndër të tjera kërkuese është edhe Shqipëria.

“Janë të financuara nga Akti i fundit i Ndarjeve Suplementare të Ukrainës dhe porosi për disa klientë ndërkombëtarë, duke përfshirë Norvegjinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Tajlandën”, thuhet në shkrim.

Lockheed tha gjithashtu se po punon për të rritur shkallën e prodhimit të raketave përtej 2,100 aktuale në vit. Kërkesa për raketat Javelin mbetet e lartë ndërsa lufta në Ukrainë përkeqësohet, ku ato u përdorën për të ndaluar tanket ruse të përparonin në kryeqytet, në një betejë artilerie në lindje të Ukrainës. Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar më shumë se 5,500 sisteme Javelin në Ukrainë.

Ushtria e Ukrainës po i reziston pushtimit rus më shumë se sa pritej nga të gjithë, dhe meritë për këtë ka edhe një armë e fuqishme anti-tank e quajtur Javelin. Gazeta amerikane Washington Post, i ka kushtuar një artikull kësaj arme, ku thuhet se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë dërguar armë në Ukrainë në javët e fundit përballë pushtimit rus. Imazhet në mediat sociale të tankeve ruse të shkatërruara kanë tërhequr vëmendjen te një armë e veçantë: raketa Javelin.

Ç’është Javelin?

Javelin është një sistem rakete antitank që mbyllet në një si gyp termik i pajisur me aparat që të bënë të mundur të shënjestros objektivin. Ushtari shikon përmes një njësie të lëshimit të komandës dhe zgjedh objektivin përmes llojeve të ndryshme të formave të sulmit. Kur lëshohet, motori i lëshimit të raketës e nxjerr atë nga tubi përpara se motori i tij kryesor të ndizet dhe ta dërgojë raketën në fluturim. Fillimi më i butë i nxjerrjes së raketës nga tubi redukton mbeturinat dhe tymin, duke e bërë më të vështirë për armikun të shohë se nga ku është nisur ajo. Ai përdor atë që njihet si një sistem, i cili lejon ushtarin të mbulohet ose të ngarkojë një raketë të re, ndërsa tjetra është duke gjurmuar drejt objektivit të saj.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ushtaraku ne pension...: 20/05/2022 00:35

    NE na duhen mortaja,,,,,tanke,,,artileri,,avione,,mjete te blinduara,,,,helikoptere,raketa,,radare,,anije lufte,,sepse nuk kemi asnje arme sot,,,dhe te arrestoni saliun sepse ishte ai qe shkatarroi e vodhi ushtrine nga 1992-1997....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?