‘Është vendim anti-kushtetues’, pronarët e jetski-ve në Sarandë protestojnë për bllokimin e mjeteve të ujit

11 Gusht 2022, 14:51| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 15:01

  • Share

Pronarët e mjeteve të ujit jetski në Sarandë janë mbledhur përsëri përpara Komisariatit të Kufirit në Sarandë. Sot bëhet dita e dhjetë e bllokimit të daljes së mjeteve të tyre në ujë.

“Është dita e 10-të që po sorollatemi. Na kanë pezulluar në mënyrë të paligjshme. E kemi të gjithë dokumentacionin e rregullt. Nëse nuk na japin zgjidhje do e çojmë çështjen në gjykatë sepse është anti-kushtetuese”, u shpreh një pronar mjetesh lundruese.

Pronarët e mjeteve jetski kanë apeluar ndaj strukturave të Policisë për të dhënë zgjidhje për problemin e tyre ose përndryshe tu kthejnë paratë e pagaruara, në të kundërt ato paralajmërojnë se do të dalin në det.

“Është hera e dytë që mblidhemi. Është vendim anti-kushtetues, cenon të drejtat private. Ne jemi disa qytetarë, kemi paguar taksat. Nëse nuk jeni të aftë të siguroni infrasktrukturën që të hidhemi në ujë, atëherë na keni taksat”, u shpreh një tjetër.

Bllokimi i mjeteve ujore jetski u bë pas aksidentit tragjik në plazhin Potam në Himarë, ku humbi jetën tragjikisht një vogëlushe. Përveçse në Sarandë, protesta ka pasur edhe në Durrës, Vlorë e Velipojë nga pronarët e jetski-ve, të cilët thonë se vendimi nuk është i drejtë dhe kërkojnë zgjidhje.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua më 2 gusht në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase duke drejtuar gomonen ka goditur për vdekje një 7-vjeçare. E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia. Sot pritet të jepet masa e sigurisë për akuzën "vrasje me dashje", nga e cila rrezikon 10-20 vite burg.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?