Eshtrat në Kurbin, a janë mbetjet kockore të 16-vjeçarit Gjonaj? Report Tv takon xhaxhanë e të riut: Do pranojmë fatin, si të jetë gjallë apo vdekur! Të kemi një varr ku të ndezim një qiri

5 Prill 2022, 14:25| Përditesimi: 5 Prill 2022, 15:47

  • Share

Nga Shqipëria u erdhi lajmi se eshtrat e gjetura në Fushë-Kuqe të Kurbinit mund të jenë të djalit të saj, 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, të zhdukur prej vitit 2015.

Nëna e adoleshentit me 2 djemtë e tjerë është larguar nga fshati Fushë-Mamurras disa muaj më parë me shpresën se do të gjejë një jetë më të mirë në shtetin fqinj, Itali. Policia nuk e ka njoftuar zyrtarisht, por në mediat, të dielën e 3 prillit, dëgjoi se eshtrat e gjetura vetëm 4 kilometra larg fshatit mund të ishin të të birit, që për herë të fundit kur e panë, kishte në dorë një orë të shtrenjtë Rolex dhe disa bizhuteri.

Report Tv udhëtoi drejt fshatit Fushë-Mamurras për të mësuar më shumë mbi historinë e zhdukjes së adoleshentit. Aty gjejmë xhaxhanë e Mariglenit. 7 vite pa e parë nipin, Fran Gjonaj  ka pak shpresa që ai të jetë gjallë. 

'Nipi jonë është zhdukur me 18 maj 2015. Kam shkuar në komisariat kam bërë denoncim, kam thënë se me kë ka qenë herën e fundit, kur kam dëshmuar në komisariat të Laçit. Tani u bënë 7 vjet që ne nuk dimë se ku e kemi djalin. Nga Laçi e kemi çuar dosjen tek Krimet e Rënda, ato kanë bërë hetime sepse i kam ndjekur vetë. Me vonë në 2016, ato pasi u lodhën duke hetuar, kanë marrë dosjen dhe e kanë sjellë në Lezhë dhe e kanë mbyll për mungesë provash dhe e kanë sjellë në Lezhë. Prokurori ka qenë Përparim Kulluri, oficeri i hetimit të krimeve ka qenë Arben Bucaj dhe drejtori ka qenë Besim Hajdarmataj, kam komunikuar me ato vazhdimisht. Tani dje doli një lajmi, ai babin nuk e ka se është vra në 2005 dje e thanë se dyshohet se është kufoma që mund ti përkasë Mariglen Gjonajt. Tani këtë gjë e përcakton mjeku ligjor, në përputhje me ADN e nënës së vet që e kanë marrë që atëherë. ADN e kanë në dosje. Unë mendoj se ka punuar në maksimum drejtësia, i bëj apel shtetit që nëse do ti shkoj deri në fund do të themi se ka shtet. Ne do ta pranojmë si të jetë i gjallë i vdekur, ne e pranojmë. Vetëm të zbulohet e vërteta. Është i joni nuk është i joni të dalë dhe të na thonë se kujt i përkasim. Këtë mjekësia e vulos. Po është e jona ne e pranojmë dhe e rreshtojmë me të atin atje në varr dhe e mbledhim mendjen e shkojmë i ndezim një qiri. Në atë zonë bëhet fjalë se na është zhdukur, por rrimë me shpesën se ishalla del e vërteta në dritë. Me nxjerr të vërtetën i jam mirënjohës këtij shteti.'- tha ai.

Policia nuk e ka të nevojshme të sjellë nga Italia në Shqipëri nënën e 16-vjeçarit. Një vit pasi ai është zhdukur, nga ekspertë të Mjekësisë Ligjore nënës i është marrë ADN-ja dhe është pjesë e dosjes hetimore.

Kafka dhe mbetjet kockore që u gjetën nga një banor në një zonën e hidrovorit të Fushë-Kuqes, po ekzaminohen prej disa ditësh në Insitutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?