Bashkëshortë në jetë por rivalë në punë. Të tillë janë 2 gazetarët Esiona Konomi dhe Armand Bajrami, që sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV kanë rrëfyer se si nisi historia e tyre e dashurisë që tashmë prej 6 vitesh është një martesë e lumtur. Gazetarja e politikës në Report TV tregoi se me të shoqin ka qenë pikërisht “rivaliteti” për një provim që shërbeu si shkëndijë e lidhjes mes tyre.
Takimi i parë ishte në fakultet dhe ne do hynim në provim dhe vumë një bast se kush do përfundonte i pari tezën. Esiona tha se bastin e fitova unë dhe kafen ma dha Mandi. Por i shoqi, duket se i kishte bërë llogaritë që tek ai takim i parë dhe e kishte ndarë mendjen ti fitonte zemrën.
Basti ishte me një kafe, por ajo që nuk kuptoi Esiona ishte se kushdo që ta fitonte, kafja do pihej.
Gazetari Armand Bajrami
Esiona ka rrëfyer gjatë bisedës në studio detaje të patreguara më parë publikisht me atë kafe të parë që zgjati mbi 3 orë, por edhe se si ra në dashuri me një prej gazetarëve më të mirë të aktualitetit, sepse siç pohoi vetë ajo, përkushtimi dhe profesionalizmi i Armand Bajramit në punë, ishte një prej gjërave që e bënë atë të dashurohej me njeriun që më pas do ta kishte dhe koleg.
Pas asaj kafe, Mandi më nisi një email shumë të detajuar që kishte vënë re detaje personale të mijat, si përshembull një shenjë timen që në vogëli, kur jam rrëzuar nga fiku….Natyrisht ka dhe gjëra të tjera që vlerësova tek ai, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij, puna cilësore. Pra shihja tek Mandi atë që doja të arrija dhe unë.
Gazetarja Esiona Konomi
Mendoj që martesa ime nuk do kishte qenë afatgjatë nëse nuk do kisha përkrah një gazetar, ka nevojë për tolerancë oraresh, takimesh me njerëz të çuditshëm. Mandi ka një sektor të vështirë, me njerëz me aktivitet kriminal, dhe ndonjëherë mi fsheh gjerat për të mos më shqetësuar.
Gazetarja Esiona Konomi
Jo, jo. Kemi pasur 3 herë ftesa të tilla por nuk kemi pranuar. Argumenti është vetëm një: Për ti lënë njëri tjetrit mundësinë dhe kohën që të takohemi pasdite.
Gazetarja Esiona Konomi