Eskallop viçi me domate
Përbërësit:
- 800 gr mish viçi kontrafileto
- 1/2 fç vaj
- Pak miell
- Galetë e bluar
- Vezë e rrahur
- 8 domate të pjekura mirë
- 1 qepë e madhe
- 1 spec i madh
- 2-3 thelpinj hudhra
- 8 feta djathë
- 5 lugë gjalpë
- Kripë e piper
Përgatitja:
Pasi presim eskallopët në 8 feta, u hedhim kripë e piper, i kalojmë në miell, në vezë të rrahur ku hedhim dhe pak vaj, pastaj në galetë dhe i skuqim në tigan në yndyrë të nxehtë nga të dy anët, sa të marrin ngjyrën e kuqerremtë. Lyejmë me gjalpë një tavë të përshtatshme ku vendosim me rradhë eskallopët dhe sipër tyre vëmë një shtresë me feta domatesh pasi u kemi hequr cipën dhe farëzat. Në vijim presim imët qepën, specin, hudhrat, i trazojmë me kripë e piper dhe i hedhim të përhapura mbi eskallopët që të mbulohen mirë, ndërsa të gjithë sipërfaqen e mbulojmë prapë me feta të holla djathi. E vendosim tavën në pjekje në furrë mesatare sa të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Eskallopët i shërbejmë të ngrohtë spërkatur me pak gjalpë.