Eskorta Sali Berishës në foltoren e Durrësit

Eskorta e Foltores/ Berisha ‘Benz’ 111 mijë USD, Vokshi ‘Land Rover’ 47 mijë €, Noka 40 mijë €, Tritan Shehu 2 ‘BMW X5', Shkëlzeni 88 mijë €, Pollo-Paloka makina luksoze

10 Dhjetor 2021, 17:28| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 07:12

  • Share

Sali Berisha do të mbajë nesër ‘Foltoren e Madhe’ në ‘Air Albania', arenën e madhe të shqiptarëve, duke finalizuar aksionin për rrëzimin e Lulzim Bashës dhe si kulmim i reagimit ndaj goditjes që mori nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me shpalljen non grata në 19 maj 2021 si i korruptuar, shantazhues dhe minues i demokracisë. Aksioni i Sali Berishës është karakterizuar nga një sagë me gënjeshtra të ripërsëritura dhe sidomos nga misteri i burimit të parave për mbulimin e 27 foltoreve, eskortës, truprojave, karburantin, fushatës publicitare, avokatit francez etj.

‘Foltores’ i janë bashkuar kryesisht ish-ministra dhe ish-drejtorë të qeverisë Berisha me dosje dhe rekorde abuzimesh, ish-klientë dhe përfitues të pushtetit të tij, personazhe që u ndalohet hyrja në SHBA, biznesmenë kontroversë dhe një rreth nostalgjikësh pensionistë. Aksioni politik i Berishës kundër SHBA, ‘birit të tij’ politik dhe reformës në drejtësi është karakterizuar gjithashtu nga ekspozimi i luksit, përmes makinave luksoze që kanë shoqëruar Sali Berishën.

Shqiptarja.com sjell sot në vëmendje vlerën e deklaruar të vetëm disa prej makinave, në pronësi të personazheve që janë rreshtuar me ‘Foltoren’. Deputeti Flamur Noka, një nga mbështetësit kryesor të ‘Foltores’ lëviz me një makinë tip ‘BMW’ me vlerë 40 mijë euro, ndonëse ka përfituar një kredi të butë nga shteti si i pastrehë.

Deputetja Albana Vokshi, e rreshtuar në krah të ‘Foltores’, lëviz me një makinë tip ‘Land Rover’ me vlerë të deklaruar 47 mijë euro. Vetë Sali Berisha lëviz me një Benz luksoz, S 500, prodhim i vitit 2012 me të gjitha opsionet, benzinë, me targë AA932HV, me vlerë 111 milionë lekë. Këtë makinë Berisha pretendon se ia ka blerë Partia Demokratike në vjeshtën e vitit 2013, pasi doli në opozitë. Edhe pse kanë kaluar 8 vite, ende nuk dihet burimi i parave me të cilat është blerë makina për Berishën.

Ndërkaq, i biri, Shkëlzen Berisha, ka deklaruar dy makina 85 mijë euro dhe 18 mijë euro. Ndërsa Argita ka deklaruar disa makina, një prej të cilave 58 mijë USD. Genc Pollo dhe Edi Paloka, dy mbështetës gjithashtu të zjarrtë të ‘Foltores’, kanë blerë në Gjermani makina me vlerë 29 mijë dhe 25 mijë euro, pa paguar detyrime doganore. Vlera e automjeteve të tyre, pas ardhjes në Shqipëri, është më e lartë.

Deputeti Tritan Shehu, deklaron dy makina 'BMM X5' dhe një makinë me 'BMË X3' me vlerë dhjetëra mijëra euro. Djali i Fahri Balliut, Klevis Balli, ish deputet i PD-së dhe mbështetës i ‘Foltores’ lëviz gjithashtu me një makinë luksoze, e cila nuk figuron në deklaratat e tij të pasurisë.

Ish-deputeti demokrat, Astrit Veliaj, mbështetës i aksionit të Berishës, ka në pronësi disa makina me vlerë 111 mijë euro, Land Rover 88 mijë euro, Chrysler Vogue 24 mijë euro etj. Rastësi apo jo, ‘ithtarët’ e Foltores rezultojnë me makina luksoze me vlerë deri në 100 mijë euro, shumë të cilën një familje e zakonshme shqiptare, nuk e kursen dot gjatë gjithë jetës.

Makinat e milionerëve të Foltores

Sali Berisha, Benz 111 mijë USD

Flamur Noka, ‘BMË’ 40 mijë euro

Albana Vokshi, ‘Land Rover’ 47 mijë euro

Edmond Spaho, Mitsubishi 23 mijë euro, Opel 11 mijë euro

Shkëlzen Berisha, makinë 85 mijë euro

Argita Berisha, makinë 58 mijë USD

Genc Pollo, makinë 29 mijë

Edi Paloka, makinë 25 mijë

Tritan Shehu, dy makina 'BMW X5'

Klevis Balli, makinë luksoze e padeklaruar

Belind Këlliçi, BMW 13 mijë euro

Oerd Bylykbashi, Benz 23 mijë euro

Bujar Leskaj, Opel 19 mijë euro, Benz 15 mijë euro, Benz 10 mijë USD

Astrit Veliaj, makinë 111 mijë euro, Land Rover 88 mijë euro

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Saimir: 11/12/2021 15:41

    MIR NA E BEJN SE POPULLI ESHT SI DELET SHKOJNË MBRAPA POLITIKANEVE NUK SHIKOJN XHEPAT E VETE QE PO NA VJEDH CDO LLOJ POLITIKAN SI NGA E MAJTA DHE NGA E DJATHTA JAN RRITUR CMIMET SI NAFTA BENZINA GAZI DHE USHQIMET KETO DUHET TE SHIKOJM NE POPULLI DHE JO POLITIKEN DHE MAFIOZET E SHTETIT ZBRIT NJE E HYP NJE HAJDUT NE PUSHTET

    Përgjigju
  • Maksi: 11/12/2021 06:37

    POPULLI TE DALE TE BLLOKOJE MAKINAT NE RRUGE DHE TI NXJERRE KETA PLEHRA NGA MAKINAT....DHE TJA THYEJE MAKINAT ME HEKURA..KURSE ATA PLEHRAT NE MAKINA TI SHIJE NE DRU SI GOMARI NE DUHAN.....

    Përgjigju
  • Molla e dijes: 11/12/2021 02:14

    PARTIA DEMOKRATIKE- NJË NGA 2 METASTAZAT KRYESORE TË PARTISË KOMUNISTE Partia Demokratike thotë se lindi nën terrorin e regjimit më të egër që kishte njohur Europa e pasluftës, në mesnatën e 11 dhjetorit 1990, si parti e lirisë dhe atdhetarisë. Që në gjenezën e saj, Partia Demokratike përqafoi përgjegjësinë politike e qytetare në vend të aventurizmit politik, zgjodhi tolerancën në vend të luftës së re të klasave, zgjodhi gjithëpërfshirjen në vend të diferencimit idelogjik, krahinor apo fetar, zgjodhi dashurinë në vend të urrejtjes.Këto janë vlerat e ADN-së dhe të identitetit tonë si forcë politike. Me këto vlera dhe përmes tyre fiton demokracia, fiton Shqipëria. Në fakt asgjë nga këto më sipër nuk është e vërtetë. PD lindi kur regjimi komunist kishte falimentuar në Shqipëri, dhe po mos të hapej sistemi, populli do vdiste për bukë. Nuk e mbante dot më Ramiz Alia atë gjendje, aq më shumë që muri i Berlinit kishte rënë më parë. Lëvizja studentore sado xhenuine të ishte, kokat kryesore si S.Berisha apo ndonjë tjetër, ishin thjesht të besuarit e Ramizit dhe partisë. Mjafton të kujtoni falenderimin që doktori i bëri Alisë kur foli para studentëve. PD duhej të lindte si parti e lirisë, por ishte thjesht një iluzion sepse një mendësi komuniste nuk ndryshohet për pak ditë, për pak muaj, e as për pak vite. Një kulturë e tillë sjelljeje dhe organizative do shumë vite të ndryshojë, dhe nuk mund të ndryshojë me ish-komunistë. Sidoqoftë, cila ishte liria dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm që propozoi doktori atëherë? Firmat piramidale. Përse? Që t'i zhvasnin çdo gjë popullit, të sundonte Saliu, e ta linin prapë miletin të varfër, më keq se në komunizëm, sepse në këtë pseudo demokraci të sapo lindur, nuk kishte barazi e as drejtësi sociale. Po hidheshin themelet e para të shpopullimit dhe skllavërisë në kohë moderne. Nëse komunizmi hoqi lirinë, por të ofronte një shtëpi si strehim dhe një punë e barazi në varfëri, demokracia të ofronte vetëm lirinë për të vdekur urie ose për të emigruar jashtë. Atdhetaria e patriotizmi ngelën thjesht streha e fundit e maskarenjve. Synimi që atëherë e deri më sot ka qënë shpopullimi, varfërimi i popullit dhe mbretërimi i një kaste hajdutësh gënjeshtarë (kryesisht ish-komunistë në mendësi, apo farefis i bllokmenëve të atëhershëm). Lufta e klasave ka 30 vite që vazhdon, thjesht janë lloje të tjera klasash. Klasa e hajdutëve, tradhëtarëve dhe mashtruesve të pasuruar në kurriz të popullit dhe që përherë shfrytëzojnë shtetin, vjedhin e mblejnë vota për të mbajtur dhe ricikluar pushtetin. Diferencimi ideologjik ka 30 vite që vazhdon, nuk ka gjithëpërfshirje. Kur është PS apo PD në pushtet, vë në ministrira, administratë e kudo ku mundet militantët e vet, miqtë e farefisin e tyre, shëmbulli më i qartë në këto 3 dekada është Banka Qëndrore, por mjafton të shohim dhe punësimet në ministri e bashki. Berisha ka favorizuar edhe diferencimet krahinore e fetare, e po ta shohësh, PD kryesisht mbështetjen e ka në veri të Shqipërisë. Me këto antivlera nuk fiton Shqipëria, por vetëm ndyrësia, hajdutëria, nepotizmi, dhe pabarazia. Çfarë lirie ishte hapja e universiteteve private piramida? Ishte liria për të zhvatur përsëri popullin me ëndrrën universitare me shpresën e gënjeshtërt për të gjetur punë. Kush fitoi punë nga ato diploma pa vlerë? Militantët e partisë dhe farefisi i bllokmenëve (majtas e djathtas). Shikoni punësimet dhe CV e të punësuarve në BQ dhe ministri apo administratë tërë këto vite. Këto më sipër nuk mund të jenë vlera të një force politike, por thjesht antivlera të një shkërdhatokracie. Shikoni si është katandisur PD sot! Luli mban vulën dhe Saliu bredh lart e poshtë qytet më qytet për të marrë vulën e Lulit se u pendua që ia kishte dhuruar vite më parë partinë, pasi tani e dëboi mqs doli NonGrata. A e ka Saliu shumicën e partisë? E ka, nuk e ka Luli. Bën mirë Luli që nuk lëshon vulën? Absolutisht Po. PSE?? Sepse Luli është produkt i Berishizmit, i shfaqur në mënyrën më keqe të mundshme sepse tashmë ka ndërruar edhe tutor. A e meriton Berisha gjithë këtë gjë nga Luli? Jo, sepse Luli duhet t'i jetë mirënjohës. Por Berisha e meriton të orvatet rrugëve e mos ta lejojnë të futet te SHQUPI ashtu siç Saliu la rrugëve apo në shtëpi mijëra të rinj, të diplomuar apo jo qofshin ata, të rinj të cilëve gjatë sundimit të Saliut nuk iu hap asnjë derë sepse ajo derë nuk hapej me meritonraci, por vetëm me njohje, militantizëm servilash, kurvllëk, dhe kryesisht me korrupsion. Nuk duhet të na vijë keq për PD edhe nëse ndahet më dysh apo shkrihet, sepse ajo përherë ka qënë një vegël e interesave të Saliut dhe një grupi të vogël njerëzish. Sot ata që ndjekin nga pas foltoren, janë ose militantë ose njerëz të dëshpëruar që si alternativë shohin largimin e metastazës PS(rilindje) me metastazën "më të vogël" PD e doktorit. Sado që gjasme të rithemelohet PD e të vijë në pushtet, mos kujtoni se do t'ju japë kush popullit punë me meritokraci. Gjithshka do vazhdojë si më parë: shërdhatokraci, pabarazi dhe vetëm PAZAR, PAZAR, PAZAR! Shënim: Dihet që metastaza kryesore e Partisë komuniste ishte dhe është PS. Puna është ç't'i bëjmë këtyre të PD që tjetër janë e tjetër hiqen?! Le të shpresojmë ndërkohë që pasi Kuvendi i doktorit të shkarkojë Bashën, le të kërcasë druri për marrjen e selisë. Populli e meriton të shohë se si rrihen këta për një vulë e ca karrike. Se kanë 30 vite që vjedhin e zhdëpin në dru popullin. Kurse tani vjedhin firmat e falsifikojnë formularët për kuvendin! Çfarë mjerimi! Çfarë neverie! Një tufë me plehra! SHQUPI TASHMË ËSHTË THJESHT NJË KOSH MBETURINASH!

    Përgjigju
  • Makina e fundit: 10/12/2021 21:56

    Makina ka lloj lloj plere e hajduti e polici i thjeshte e kryetar komune fshati e specialist ujesjellsi e keshi! Shikojini mire cdo dite se nuk i fshehin, me ato ikin ne pune Makina dhe te renda qe normalisht mund te dyshosh por prap Spo dyshojme po ja bejme hallall! Shikojini me ca levizin drejtora policie e shefa komisariatesh neper dreka e darka private dhe me familjen. Range Rover 2015-2020 Benz G Clas 100 mije euro, Ml 2015-2019 Toyota Land Cruiser 2015 e lart.. cmimet i dini vete sipa viteve te prodhimit... nuk blehen me rroge!!! Jo me mos te kene vipat qe kane nje jete qe punojne e merren me politike dhe jane pushtetar kte pune kane zgjedhur.. Deputet dhe ministra dhe kryeministra e president.

    Përgjigju
  • Ka shume..: 10/12/2021 21:40

    Sjane vetem makinat, se makinat dhe mund te blehen, Por shofera e bodyguard nga 2 deri ne 10 secili Dhe shofera familje e shofer dado e dado e kuzhiniere Me 3 turne, kto me ca paguhen ?! Makinat sjane asgje se 1 here blihen dhe berisha ka 10 vjet me ate makine ashtu si luli nga e njejta dore i kane marre, por aty ka makina dhe shpenzime pa limit me sherbetor si te sulltani madherishem!!! Kto shikoni milionat e permujshme... Si kto jane te dyja palet meqe ra fjala.

    Përgjigju
  • Resmiu: 10/12/2021 20:50

    Po GMC Denali i Rames kushton sa te gjitha keto......

    Përgjigju
    • www.youngtribune.com: 11/12/2021 03:02

      Pirdh o Resmi pirdh

    • Gmc: 10/12/2021 21:46

      O Resmi, eshte kryeminister zotnia, eshte fytyra e shtetit Eshte prezantimi eshte fuqia qe tregon kush jemi Dhe po e tregon cdo dite... Smund te rri me golf 4 ai qe te te behet qefi ty, Se askush sdo deshironte te shikonte udheheqsin e vet Ne ate gjendje, dhe sikur te donte te shtires ai, Sdo ta linim ne si popull. Qeveritaret mbajne shume ngarkese dhe transmetojne prezence dhe autoritet karshi shteteve te tjera, tregojne fuqine qe kemi Dhe cdo virtut e karakter te forte. Por ju mund te thoni per te meta tjera, jo pse kryeministri ka shpi te mire qe i takon pa dyshim, apo makine te mire dhe te sigurte qe pa dyshim e meriton me shume se gjithkush, biles me te shtrenjte dhe te sigurte Ta marri te bliduar se mban gjithe ate peshe mbi supe Te jete i sigurte dhe autoritar si ne shtetin e vet Dhe ne lidhje me shtetet e jashtme. Keshtu qe gjeni te meta tjera, jo makinat e shpiat..

    • mali: 10/12/2021 21:18

      Resmi o dite zi, cfare shkruan o i uruar!.. Shiko cfare po ndodh?! Mali

  • Beni: 10/12/2021 20:32

    Nese supozohet qe PD eshte e djathte te paturit e automjeteve me kostot e deklaruara ne organet kompetente, nuk bart ndonje sencasion. Raportet lidhur me kostot financiare te cmendura te klases qeverisese jane problem, konsideruar pozicionimin e gjoja majte. Sidoqofte, shigjetimi i njeres ane te se keqes nuk e imunizon anen tjeter. Perkundrazi, deshmon per nje kriminalizim poltitik ekstrem ndermjet organizatave ne te dy krahet, ku ajo qe ka pushtetin e ushtron ate me te gjithe mjetet ku spikasin ato mediatike.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 10/12/2021 19:16

    Sa gjynah te shkretet skan patur lek me I bler!!!!!!!!!!! Edhe neser prandaj po mblidhen per te qar hallet e popullit te shkret!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ah qente e politikes qe ska burg ti pranoj. Kur do vij ajo dit???????????????????????????qe nje dit te vjellin te gjithen ckan ber.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?