Në të majtë, ambasadori italian Cutillo duke shëtitur me qenin, djathtas, Romana Vlahutin me truprojat e armatosur

Kronikë
Top 24

Shihni ndryshimin/ Vlahutin lëvizte me truproja të armatosura, Cutillo shëtit me qenin bojëkaf (FOTO)

14 Tetor 2018, 15:44| Përditesimi: 14 Tetor 2018, 19:49

  • Share

Vetëm pak muaj para se të largohej nga Tirana, ish-ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vllahutin, është fotografuar në një fundjavë shqiptare në Qafë Shtamë, e rrethuar nga bodigardë të superarmatosur. "Shqiptarja.com" sjell fotot ekskluzive sesi mbrohej në vendin tonë Vlahutin, masa të krahasueshme me një vend në luftë ku jeta e diplomatëve të huaj është në rrezik.

Pamjet e Vllahutin lanë përshtypje te turistët dhe banorët e Qafë Shtamës pikërisht për ekzagjerimin e masave të sigurisë. Siç duket në foto, ajo ka qenë e shoqëruar nga dy truproja të armatosur rëndë, teksa bën disa metra në këmbë në majën e Qafë Shtamës, një vend i cili shërben edhe si destinacion turistik.

Ish-ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, në Qafë Shtamë me truprojat e armatosur

Ndërkohë sot, pak muaj më vonë, në rrugët e Tiranës, një tjetër ambasador i një vendi të BE, Alberto Cutillo, fotografohet nga gazetarët e "Shqiptarja.com" me një eskortë krejt ndryshe. Ambasadori italian shihet të shëtisë rrugëve të Tiranës me qenushin e tij bojë kafe.

Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo duke shëtitur rrugëve të Tiranës me qenin

Pranë ambasadorit italian nuk duket asnjë nga nga truprojat e tij, teksa shëtit i pashqetësuar në Unazë përgjatë lumit të Lanës.

Komento

Komente

  • Kshte: 15/10/2018 10:57

    Dreje te mbrohet,nga kriminelet ePD,se+ hajdutet e LSI se qe nuk dojne reformen ne drejtesi.

    Përgjigju
  • Juventus: 14/10/2018 17:19

    Bravo garda e republikes, zbaton protokollin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?