Të dënuarit me vdekje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët arrijnë të fshihen në Shqipëri nuk do mund t'i shpëtojnë ekstradimit, me argumentin se Shqipëria nuk e aplikon këtë lloj dënimi.
Report Tv zbardh ekskluzivisht traktatin e nënshkruar pak javë më parë nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj në emër të qeverisë shqiptare dhe ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.
Ky traktat zëvendëson atë të nënshkruar 88 vite më parë nga Faik Konica. Në nenin 7 të dokumentit siguruar nga Report Tv thuhet “Kur vepra penale, për të cilën kërkohet ekstradimi, është e dënueshme me vdekje nga legjislacioni i Shtetit Kërkues dhe nuk është e dënueshme me vdekje nga legjislacioni i Shtetit të Kërkuar, autoriteti ekzekutiv i Shtetit të Kërkuar mund të refuzojë ekstradimin, përveçse nëse Shteti Kërkues i jep autoritetit ekzekutiv të Shtetit të Kërkuar një garanci që dënimi me vdekje nuk do të jepet kundër personit të kërkuar ose, nëse Shteti Kërkues për arsye procedurale nuk mund të japë këtë garanci, një garanci që dënimi me vdekje, nëse jepet, nuk do të ekzekutohet”.
E në rast se kjo klauzolë nuk plotësohet atëherë Shqipërisë i lind e drejta të refuzojë ekstradimin. Nëse Shteti Kërkues jep një garanci sipas këtij neni, shteti i kërkuar e jep ekstradimin dhe shteti kërkues respekton garancinë.
Të kërkuarit nga Shqipëria në SHBA ose anasjelltas sipas këtij traktakti arrestohen me afat 60 ditorë deri në mbërritjen e plotë të dosjes së ekstradimit dhe në rast se ky material vonon, i kërkuari mund të lirohet por kërkesa për ekstradim nuk anulohet.
I vetmi rast kur ekstradimi për interes të SHBA-ve apo Shqipërisë do të refuzohet automatikisht është kur vepra penale ka karakter politik dhe ushtarak sipas nenit 4.
Nga veprat me karakter politik përjashton, vrasjet, rrëmbimi, krimet seksuale si dhe krimet e kreyra me përdorimin e lënvdëve eksplozive, agjentëve biologjik e kimik që shkaktojnë pasoja në jetën e njerzëve.
Cilido person i kërkuar që ka një dënim apo hetim për çështje penale që kanë një marzh minimum 1 vit heqje lirie i nënshtrohen këtij traktati për qëllim ekstradimi. Edhe ato vepra penale të cilat kanë mbetur në tentativë nga personat e kërkuar i nënshtrohen ekstradimit kur marzhi i dënimit kalon 1 vit.
Në listën e krimeve të shtuara në këtë traktat janë edhe ato me karakter ekonomik përfshi evazionin, mashtrimin me taksat dhe doganat.
Gjatë nënshkrimit të këtij traktari më 22 dhejtor 2020 ambasadorja e shba-ve Yuri Kim do të shprehej: “Nuk do të ketë strehë të sigurt këtu, ose në Shtetet e Bashkuara, për të arratisurit që përpiqen t'i shpëtojnë drejtësisë. Personat e kërkuar për ndjekje penale, ose për mbajtjen e një dënimi, për një vepër ekstraduese do të dorëzohen në kushtet e këtij traktati”.
Faksimilja e traktatit
Europa te denuarit me vdekje nuk i ekstradon ne USA,
Përgjigju