Disa nga emrat në 'top 25'

ESPN zbulon listën me 25 lojtarët më të mirë të shekullit të 21-të, s'mungojnë surprizat

25 Korrik, 18:15| Përditesimi: 25 Korrik, 18:17

  • Share

Janë emëruar dhe renditur 25 yjet më të mirë të futbollit botëror të shekullit të 21-të, por lista nuk është se nuk ka befasi. Me disa nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave që luajtën dhe luajnë gjatë shekullit të 21-të, tifozët e futbollit sot janë jashtëzakonisht me fat.

Por, kush renditet në top 25?

ESPN u kërkoi lexuesve të tyre të votonin dhe pasi grumbulloi mijëra vota, dolën me 25 yjet më të mirë të shekullit të 21-të. Lionel Messi doli në krye të listës me Cristiano Ronaldon të dytin; do të ketë argumente se cili nga të dy duhet të ishte i pari, por nuk mund të mohohet se dyshja kanë qenë dy lojtarët më të mirë të shekullit të 21-të, nëse jo të të gjitha kohërave.

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës, Thierry Henry u rendit i treti, i ndjekur nga bashkëlojtari i tij në Francë, Zinedine Zidane dhe ylli i Real Madridit, Luka Modric që kompleton pesëshen.

Kylian Mbappe është i gjashti në listë, i ndjekur nga dyshja legjendare e mesfushës së Barcelonës, Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez. Brazilianët Ronaldo Nazario dhe Ronaldinho janë përkatësisht në vendin e nëntë dhe të dhjetë, të ndjekur nga Zlatan Ibrahimovic, Kevin De Bruyne dhe Toni Kroos.

Mbrojtësit e parë në listë janë Sergio Ramos (14) dhe Carles Puyol (15), ku të dy kanë fituar Kupën e Botës me Spanjën në 2010.

Renditja e plotë e ESPN:

1:Lionel Messi

2:Cristiano Ronaldo

3:Thierry Henry

4:Zinedine Zidane

5:Luka Modric

6:Kylian Mbappe

7:Andres Iniesta

8:Xavi Hernandez

9:Ronaldo Nazario

10:Ronaldinho

11:Zlatan Ibrahimovic

12:Kevin De Bruyne

13:Toni Kroos

14:Sergio Ramos

15:Carles Puyol

16:Karim Benzema

17:Sergio Busquets

18:Robert Lewandowski

19:Leite Kaka

20:Neymar Jr

21:Andrea Pirlo

22:Wayne Rooney

23:Patrick Vieira

24:Luis Suarez

25:Gianluigi Buffon

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?