Kultura

Estrada e Shkodrës ngjit në skenë 'Koncert në kohë pandemie'

20 Nëntor 2021, 21:30| Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 21:39

  • Share

"Koncert në kohë pandemie" është varieteja që rikthen në skenën e teatrit "Migjeni" estradën e Shkodrës. Kjo variete me skenar dhe regji të Ismet Drishtit dhe Armir Shkurtit, ka ngjallur interesin e publikut. Me pjesëmarrjen e humoristëve, Besnik Çinari dhe Drande Xhaj, por edhe brezit te ri të aktorëve, shfaqja ishte nje rikthim i humorit aty ku i takon.

"Ngjarja më e madhe është se kemi fituar një trupë të jashtëzakonshme të rinjsh, një grup të rinjsh të mrekullueshëm që do i kishte lakmi cilado trupë në Shqipëri."-tha Drishti.

Ndërsa Drande Xhaj theksoi se është emociuonuar për pritjen që i ka bërë spektatorët këtij grupi.

"Janë të mrekullueshëm sepse shumica prej tyre kanë startuar për herë të parë me një trupë profesioniste."-tha Xhaj.

Ndërsa Rita Gjeka u shpreh: Më duket sikur, të rrijmë në kuadrin e estradës, sikur ta martoj vajzën dhe pastaj nëse vdes s'ka asgjë. Edhe mua në rastin konkret, më duket, e bëra këtë dhe dua të iki, por nuk dua të iki, mos kujtoni.

"Koncert ne kohe pandemie", risolli ne vemendjen e publikut ate çfarë ndodh me shoqërinë shqiptare, ku me batutën e humoristëve shkodranë u vendosën në lojë fenomene dhe sjellje të shoqërisë shqiptare.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Makiwa71: 28/11/2021 19:52

    I baj urimet ma të mira,dhe suksese.Edhe pse jetoj jashtë nuk mund të harroj estradën e Shkodrës me atë plejadë aktorësh dhe artistësh që ka pasur.p.s.kam pas fatin e madh që të përformoj në teatrin Migjeni si orkestrat me filarmoninë e Shkodrës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?