Dinamo është ekipi i katërt që merr një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pas Vllaznisë, Partizanit dhe Egnatias.
"Blutë" e Ilir Dajës u kualifikuan me vuajtje në Korçë, aty ku vendasit e Skënderbeut duket se i kanë bërë dhuratat me vonesë për vitin e ri 2025. Me ndeshjen e parë çerekfinale të fituar 0-2 nga Skënderbeu, përballja e kthimit pritej të gjente një Dinamo kërkuese dhe kështu ndodhi.
Që në nisje të ndeshjes u pa se trajneri Ernest Gjoka i korçarëve kishte hedhur në fushë emra të rinj dhe lojtarë që nuk kishin marrë shumë minuta këtë edicion. Dinamo zhbllokoi ndeshjen me autogolin e Nasto pas 30 minutash lojë, ndërsa pjesa e dytë ishte histori më vete.
Marcos Matheus la Skënderbeun me dhjetë lojtarë në minutën e 83, ndërsa fundi i ndeshjes ishte një estradë më vete. Duhej shtesa e katërt që mbrojtja e korçarëve të ishte inekzistente në fushë dhe të pajtohej me golin e barazimit 0-2 nga Itodo, që e dërgoi ndeshjen në shtesën prej 30 minutash.
Në vijimin e ndeshjes Dinamo shënoi edhe dy herë (0-4), ndërsa tifozët nuk u kursyen në kanalet e komunikimit dhe dolën kundër klubit dhe lojtarëve për këto sjellje në fushë.
Edhe një amator futbolli nëse sheh sjelljen e lojtarëve të Skënderbeut te goli i dytë i pësuar, vëren më së paku një tolerim, për të mos thënë diçka më shumë. Më tragjike bëhet situata kur mendon se diçka e tillë i ndodh një klubi që është dënuar nga UEFA me dhjetë vite mungesë në Kupat e Evropës për shkak të trukimit të ndeshjeve.
Për më tepër korçarët kishin në fushë lojtarë të rinj, ata që do jenë e ardhmja e futbollit dhe më 26 shkurt 2025 u mësuan sesi të lëshonin një ndeshje.
"Forumi i Tifozëve të Skënderbeut" e quan tragjike këtë që ndodhi me golin e dytë dhe thotë se askush nuk reflektoi pas dënimit dhjetë vjeçar.
Edhe në faqen zyrtare të Skënderbeut në facebook, komentet e shumta kanë denoncuar këtë estradë të futbollit shqiptar, aq sa tifozët kanë kërkuar edhe një hetim nga SPAK.
Komente

Po Skënderbeu kështu fitoi kaq kampionate...
PërgjigjuPerpara se te komentojne tifozet e skenderbeut. Le te rikthehemi disa vite pas dhe pikerisht ne ndeshjen Skenderbeu Dinamo 3-2 kur tha ridvan bode " Nga tani e tutje do fitoje skenderbeu". Ju i keni ato trofe qe keni mar ne kurrizin tone, jeni thjesht nje klub i vogel. FORCA DINAMO
PërgjigjuKomisionii discipline duhet ta denoj skenderbeun per trukime