Kreu i LZHK, Dashamir Shehi

Meta dhe Berisha nën hetim nga drejtësia, Shehi në Report Tv: Do bashkohemi në një grupim pa ata! SPAK po punon! Ja pse nuk jam për mosbindje civile

28 Tetor, 14:36| Përditesimi: 28 Tetor, 14:52

  • Share

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka deklaruar se opozita do të bashkohet në një grupim politik pa Sali Berishën dhe Ilir Metën, tani që opozita është pa lidera, pasi këta të fundit janë në hetim nga drejtësia.

I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, me gazetarin Nertil Agalliu, Shehi u shpreh se që opozita të mos kishte këto probleme që ka sot duhet që të mos kishte këtë lidership.

“Ne kemi sot dy opozita, një që është përqark Berishës dhe një tjetër që besoj se në popull është më e madhja. Ky grupi tjetër do ta bëjë realisht ndryshimin gjatë procesit zgjedhor dhe do t’i jap shpresë qytetarëve opozitar që e kanë treguar me numra se janë aty edhe në kohë të vështira të opozitës. Mua do më pëlqente që opozita të kishte lidership tjetër që të mos kishte këto probleme, por ky është realiteti. Por ne që nuk identifikohemi me këtë grup, do të afrojmë një grup tjetër politik, që do marrim me qindra mijëra vota”, tha ai.

Lidhur me akuzat e PL dhe PD, të cilat e quajnë SPAK një organizatë kriminale, ai tha se nuk është dakord me këto akuza. Shehi theksoi se SPAK po bënë punën e vet.

“Komenti im është ai që kam pas që kur është themeluar SPAK, që ne do ti japim kohë këtyre zotërinjve që të punojnë dhe po punojnë, sepse nuk kishte ndodhur ndonjëherë që të arrestohen ministra dhe njerëz të politikës. SPAK po e bënë detyrën e vet, ky është komenti im në kundërshtim me ata zotërinjtë e tij dhe një pjesë tjetër e drejtësisë është mbrapa dhe nuk po e bënë detyrën e vet dhe kjo më shqetëson më shumë mua. Ajo pjesa tjetër e drejtësisë nuk është në rregull, sepse duhet që të fillojë që të funksionojë”, tha ai.

Shehi tha se është kundër mosbindjes civile që paralajmëron opozita. Sipas tij, ‘lufta’ duhet bërë në Kuvend.

“Nuk e shoh këtë mosbindjen civile, unë kam qenë pjesë e protestave të PD dhe do të shkojmë dhe tek këto të tjera, por kjo mosbindja civile duke premtuar gjëra të mëdha dhe më pas nuk realizohen, mendojë se i dekurajonë njerëzitë. Unë jam për të hyrë në Kuvend, atje duhet bërë ‘lufta’, por po thuhet po është mosbindje civile pa pasur mosbindje, dhe jo vetëm që gënjejnë veten por edhe qytetarët”, tha ai.

I pyetur se nëse për të opozita është në një moment të vështirë, pasi Meta dhe Berisha janë nën arrest, ai tha se pavarësisht kësaj opozita do të vijojë rrugën e saj.   

“Vështirësi ka por nuk është vetëm kjo e arrestit, opozita më e madhe janë ata 600- 700 mijë qytetarë që kanë votuar përtej gabimeve që ka bërë opozita, edhe këto problemet janë të natyrës individuale dhe ata zotërinjtë mund të përgjigjen vetë. Por, unë besoj se opozita po e bënë rrugën e vet punën dhe do ta bëjë deri në zgjedhje dhe do të gjej ekuilibrat brenda vetes. Është e vërtetë se ka në arrest,  këta që janë shefat e opozitës, por ky aksioni i drejtësisë do të vijojë dhe jam i sigurt se tani do të vijojë në drejtim të qeverisë, sepse kanë 12 vite pushtet dhe do t’i vijë radha edhe shumë prej tyre”, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • sela: 28/10/2024 17:10

    Aty vetëm ti je qytetarë o Dash prandaj boll ndenje larg nga shpellarët që shkatërruan partinë e shpresës dhe e bënë NON GRATA.

    Përgjigju
  • koni: 28/10/2024 15:18

    Larg nalokut o dash...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?