Sociale
Sport

Sot etapa e dytë e 'Giro d'Italia' në Shqipëri’, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë nga ora 10:00 deri në 18:00

10 Maj, 08:01| Përditesimi: 10 Maj, 10:15

  • Share

Ditën e sotme (10 Maj) do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë vetëm qytetin e Tiranës ku disa akse rrugore do të bllokohen për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Gara nisë që nga Sheshi “Skënderbej” rreth orës 13:30, në drejtim të Bulevardit “Gjergj Fishta”, pastaj nëpërmjet Bulevardit “Bajram Curri” drejt sheshit “Nënë Tereza”, në Rrugën e “Elbasanit” drejt Saukut, rikthehen në Bulevardin “Bajram Curri”, nga Ura e Brrylit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Sheshi “Nënë Tereza”, ku rreth orës 17:15 është parashikuar të përfundojë xhiroja.

Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë levizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore:

“Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:

Sheshin “Skenderbej”;

Rrugën “Urani Pano”;

Rrugën “Dedë Gjo Luli”;

Rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;

Bulevardin “Gjergj Fishta”;

Rrugën “Muhamet Gjollesha”;

Bulevardin “Bajram Curri”;

Rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rrugën “Lek Dugagjini”;

Rrugën “Dervish Hima”;

Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;

Rrugën “Abdyl Frashëri”;

Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;

Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:

Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Rrugët janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);

Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00

Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:

Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.

Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.

Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit.

Etapa e parë

Edicioni i 108-të i "Giro d'Italia" filloi nga Durrësi më 9 maj. Etapa e Parë filloi në orën 13:10 nga Durrësi deri në kilometrin 0, ndërsa në 13:34 u nisën drejt Tiranës 184 çiklistët për të përshkruar në total 160 kilometra.

Sportistët vijuan për kilometra të tëra drejt Malit të Robit, në Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Papër, Bradashesh, Gracen, Mullet, TEG, Sauk, Surrel dhe Tiranë. Në kryeqytet ata u rrotulluan dy herë me malore të fortë nga Sureli, teksa gara ishte e karakterit fushoro-malor.

Në fund fituesi u vendos me "foto-finish", aty ku Mads Pedersen i Lidl e kaloi vijën e finishit pas 3 orë, 36 minuta e 14 sekonda, duke lënë pas me vetëm 04 të qindtat Uout van Aert. Pas tyre janë Orluis Aular, Francesco Busatto, Thomas Pidcock, Diego Ulissi, Richard Carapaz, Max Poole, Nicola Conci dhe Davide Piganzoli.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 

Harta ku do zhvillohet gara

Ora 11:53
Giro d’Italia në Shqipëri/ Nesër etapa e tretë në Vlorë

E diela e 11 majit sjell në qytetin bregedetar të Vlorës Giro d'Italia', gara e famshme e çiklizmit.

Xhiro do të nisë rreth orës 13:15, nga Lungomare, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në rrugën “Demokracia”, nga ku do të startojë gara.

Sportistët do të vijojnë itinerarin drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparos, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogarasë, drejt Orikumit, e nëpërmjet Rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”.

“Të dielën më 11 maj Vlora do të mirëpresë ‘Giro d’Italia’. Është e vështirë të parashikohet se kur është finishi, por mendohet se gara mund të përfundojë deri në orën 18:30.

Kanë qenë një sërë institucionesh që do të bashkërendojnë për mbarëvajtjen e kësaj gare të rëndësishme. Programi artisik kulturor do të filloj që sot, për ti dhënë një atmosferë qytetit tonë”, tha Arlinda Tepelena Drejtoresha e turizmit në bashkinë e Vlorës.

Ndërkohë rikujtojmë se cilat janë akset rrugore do të bllokohen për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Më datë 10.05.2025 do të ketë ndalim parkimi të mjeteve në sheshin e madh (fillimi i Longomares), duke filluar në ora 15:00 deri në orën 18:00 të datës 11.05.2024.

Ndalohet parkimi në fushën para shkollës së Marinës, nga ora 15:00 deri në orën 17:00 të datës 11.05.2025.

Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 14:00 deri në orën 23:00 të datës 11.05.2025, në rrugët “Veledin Kollozi” dhe “Anita Bitri” (devijimi bëhet ne bulevardin “Gjergj Kastrioti”), aksi “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i Aleksandrisë (devijimi në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”), rruga “Perlat Rexhepi” dhe aksi “Bolv-Oil” – “Kryqëzimi i Unazës”.

Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 22.00 të datës 11.05.2025, në rrugën “Hajredin Haxhiraj” dhe kryqëzimi i rrugës “Onufri” me kryqëzimin e bulevardit (Devijimi është në rrugën “Pilo Bregu” dhe “Fiqerete Musta”).

Më datë 11.05.2025:

Ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin “Sheshi i Madh” – Kryqëzimi i rrugës  “Shavban Demiraj”, nga ora 05:00 -15:00 dhe qarkullimi duke filluar nga ora 07:00- 14:15.

Ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve, nga “Rrapi”-Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” - Rruga e Re - Pusi Mezinit, nga ora 11:00 deri në orën 13:30 (Alternativat do të jenë nga rruga e çentrales “Zenel Murra” dhe rruga Transballkanike).

Nga ora 11:00 deri në orën 14:00, dhe nga ora 15:00 deri në orën 19:30 do të jenë të bllokuara nga Rrapi - Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” deri te shkolla “Ali Demi”. (Rruget e aksesueshme do të jenë po ato qe përmendëm me lart).

Për të shkuar në portin e Vlorës do të perdoret rruga Transballkanike, e cila do të jetë e aksesueshme gjatë gjithë kohës nga mjetet dhe shtetasit.

Po kështu rruga që të çon te spitali, në raste emergjencash, nga ora 11:00 deri në orën 13:30, do të aksesohet nëpermjet:

Rrugës Transballkanike- Shtëpia e oficerëve te kapelja, në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës;

pjesa tjetër e qytetit, nga pusi i Mezinit - rruga e re –kapelja, në drejtim të spitalit rajonal;

Uji i ftohtë -Centrale -Fabrika e çimentos, nëpërmjet Kuzumbabasë - bashkia Vlore dhe spitali rajonal.

Bllokimi i rrugeve interurbane:

Për akse nga Vlora, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës, mund të perdoret rruga e lumit të Vlorës, deri në oren 11:00 dhe pas orës 14:30 (nga ora 11:00 deri në orën 14:30 ky aks është i bllokuar për qarkullim).

Për akse nga nga Qeparoi, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës dhe qytetit të Vlorës, mund të perdoret ky aks rrugor deri në orën 10:30 dhe pas orës 15:45 (në intervalin 10:30 deri në 15:45 është e bllokuar për qarkullim).

Për akse në drejtimin Vlorë-Himarë deri në Qeparo, aksi është i lirë deri në orën 12:30 dhe pas orës 17:30 (rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 12:30 deri në orën 17:30).

Aksi “Qeparo-Himarë-Vlorë” është i  lirë deri në orën 13:30 dhe pas orës 16:00 (Rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 13:30 -16:30).

 

 

 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?