Urgjenca e infektivit

Ethet e Nilit/ 79 të infektuar, 11 humbje jete! ISHP: Mosha mbi 60 vjeç më e prekur

12 Shtator, 20:09| Përditesimi: 12 Shtator, 20:12

  • Share

Ka shkuar në 79 numri i personave të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor ndërsa 11 të tjerë  kanë humbur jetën pas inflamacionit të rëndë të sistemit nervor.

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini i tha RTSH-së se situata është nën kontroll dhe se harta e infektimeve përfshin disa qytete.

Ky sezon e bën edhe fluksin më të ulët, ndërkohë edhe shfaqja e rasteve ka qenë më e pakët. Theksoj që kemi një prekje prej 79 rasteve dhe ndërkohë kemi pasur rreth 40 raste të dyshuara. Edhe humbjet e jetës kanë qenë prezent, kryesisht grupmosha e prekur është mbi 60 vjeç", tha Tomini.

Procesi i dezinfektimit vijon të kryhet në zonat e identifikuara nga bashkitë si problematike por për sa kohë kemi në qarkullim mushkonjën “Culex pipiens” dhe këto temperature mund të kemi infektime të tjera.

“Në zona sikurse Lushnjë, Fieri, Berati, Elbasani Tirana, Lezha, Kurbini kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë me rekomandimet e ISHP-së për të minimizuar habitatet në të cilat zhvillohen këto mushkonja. Strukturat mjekësore janë në alert duke vlerësuar çdo rast me shenjat e para e më pas për t’u menaxhuar”, tha Tomini.

Sipas ISHP situata vijon të monitorohet në mënyrë dinamike në të gjitha nivelet. Ata theksojnë se nuk ka vend për panik pasi 80% e të prekurve e kalojnë pa simptoma, 19përqind me simptoma të lehta dhe vetëm 1 përind bëjnë komplikacione të rënda, kryesisht moshat mbi 65 vjeç./RTSH

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?