Politikë

Ethet e zgjedhjeve parlamentare/ Report TV sjell pamjet, ja si u ‘zgjua’ sot Tirana

11 Maj, 07:49| Përditesimi: 11 Maj, 07:54

  • Share

Teksa shkoi ora 07:00, që shënoi edhe nisjen e votimit për zgjedhjet parlamentare, Report TV solli live pamje nga Tirana në këtë ditë të rëndësishme. 

Gazetari Sokol Dema e nisi nga KQZ, institucioni që do të administrojë procesin zgjedhor që nga hapja e parë për votim e deri te kutia e fundit për numërim. 

Më pas gazetari përshkron kryeministrinë dhe kryesinë e kuvendit, dy institucionet kyç të cilat shihen me interes dhe i synojnë të gjithë kandidatët këtë 11 maj, kush do të jetë kryeministri i ri, e kush do të jenë deputetët e rinj, për të vijuar më pas drejt ambasadës amerikane, mesazhet e së cilës palët politike i presin me interes.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?