Mjeku Engjëll Bejtaj në Repolitix: Etiketimi i vaksinave me flamuj i gabuar! Në një kohë kur je i rriskuar nuk duhet të bësh 'naze' (VIDEO)

4 Mars 2021, 21:28| Përditesimi: 4 Mars 2021, 22:13

  • Share

Mjeku kirurg Engjëll Bejtaj i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se vaksinat nuk duhet të etiketohen në bazë të origjinës, por në bazë të transparencës së gjithë procesit.

‘Nuk besoj se në Shqipëri ka njerëz të kënaqur me këtë proces vaksinimi, edhe vet kryeministri besoj se nuk është i kënaqur. Çdo ditë që vonohet një vaksinë, është një jetë e humbur. Që nga momenti që duke parë atë sondazhin, etiketimi i vaksinave me flamuj është i gabuar. Një vaksinë vlerësohet në bazë të transparencës së gjithë procesit. Brezi im është rritur duke u vaksinuar me vaksina kineze.  Ky diskutim po bëhet me nuance politike. Edhe rusët edhe kinezët kanë një teknologji shumë të përparuar edhe në këtë fushë. Para disa ditësh dëgjova një prononcim të Anthony Fauccit. Ai tha që unë ju rekomandoj që gjithsecili të bëjë atë vaksinës që ka mundësi të kapi të bëjë. Në një kohë kur je i rriskuar nga një infeksion nuk mund të bësh naze. Ne s’kemi asnjë mundësi të diskutojmë në këtë fushë dhe për ne EMA është një institucion i besueshëm. Unë do të thoja që qeverisë i takon të bëjë një politikë për të mos i etiketuar vaksinat për nga origjina. Vaksina është një tjetër gjë, ashtu siç marrim medikamente edhe nga Turqia edhe nga shtete të tjera. Dhe në politikën e zgjidhjes së këtij problemi nuk duhet humbur kohë.’- tha Bejtaj.


Lajmi kryesor:

Mjekët në Repolitix: Italia dhe Gjermania drejt vaksinës ruse, në Turqi 9 mln të vaksinuar me atë kineze! Bejtaj: S'mund të etiketohen vaksinat nga flamujt (VIDEO)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?