Etilda Gjonaj: Pse duhej shkarkuar gjyqtari Dhima

31 Maj 2018, 07:30| Përditesimi: 31 Maj 2018, 07:33

  • Share

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, së datës 7.05.2018, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima. Sipas ministres gjyqtari Ken Dhima ka konsumuar shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

“Me shkresën e datës 27.02.2018, ministri i Drejtësisë i ka dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë propozimin për marrjen e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” ndaj gjyqtarit Ken Dhima. Kërkesa bazohet në konstatimet e dala nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektorati i KLD-së. Inspektorati i KLD-së ka hetuar disiplinarisht veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarit Dhima për shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, në dorëzimin me vonesë të 212 vendimeve gjyqësore në periudhën dhjetor 2016 – korrik 2017”, ka pohuar ministrja.

Vonesat
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pohuar se në përfundim të hetimit disiplinor, Inspektorati i KLD-së ka konkluduar se gjyqtari Dhima ka kryer shkelje të rënda profesionale në mosrespektim formal të ligjit duke arsyetuar me vonesë vendimet gjyqësore.

“Shkeljet e mësipërme përbëjnë shkak për fillimin e procedimit disiplinor referuar nenit 140, pika 2, shkronja /a/ e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe duke mbajtur në konsideratë vendimmarrjen e unifikuar tashmë dhe interpretimin e nenit 140, pika 2, shkronja /a/ të Kushtetutës, ashtu si dhe ligji 96/2016, neni 160, pika 5, ku thuhet se deri në krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm hetojnë shkeljet disiplinore nëpërmjet inspektorëve të KLD së dhe të Prokurorit të Përgjithshëm.

Bazuar në procedurën dhe kriteret e pjesës 5 të dispozitës kalimtare të këtij ligji, ministri i Drejtësisë ka bërë propozimin, ka vlerësuar se deri në krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në interpretim edhe të vendimit të

Gjykatës Kushtetuese nr. 34/2017, ka kompetencën për t‟i propozuar KLD-së që të vendosë masën disiplinore të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit Ken Dhima”, ka pohuar ministrja. 

Problematika
Ministrja Gjonaj ka theksuar se çështje e ngarkesës së gjyqtarëve do të zgjidhjet nga reforma në drejtësi. “Herës tjetër do t’ju jap një përgjigje të saktë sa çështje ka një gjyqtar krahasuar me të gjitha vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Dhe kjo është arsyeja që u ndërmor reforma në drejtësi, për të ndryshuar sistemin, për të ulur ngarkesën e gjyqtarëve, për të centralizuar gjykatat, për t’i bërë më të mëdha, me numër gjyqtarësh më të lartë, që të ulet edhe ngarkesa e gjyqtarëve dhe të japin drejtësinë sa më efiçente. Atë do ta vendosi KLGJ-ja e re kur të ngrihet, pasi të bëjë studimin, të vendosi hartën e re gjyqësore”, ka pohuar Gjonaj.


Lajmi kryesor:

Gjyqtari Dhima: Vonova gjyqet? Fajin e ka Vettingu i Soros-it


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?