Programacion

E Mërkurë
12
Maj
E Enjte
13
Maj
E Premte
14
Maj
E Shtunë
15
Maj
E Diel
16
Maj
E Hënë
17
Maj
E Martë
18
Maj
E Mërkurë
19
Maj
E Enjte
20
Maj
E Premte
21
Maj
E Shtunë
22
Maj
E Diel
23
Maj
E Hënë
24
Maj
E Martë
25
Maj
Politikë

Etjen Xhafaj në ‘Pa Protokoll’: Problem, numri i lartë i votave të pavlefshme në zgjedhje! Shabani: Sistemi i gabuar zgjedhor na la pa mandat

30 Prill, 22:41| Përditesimi: 30 Prill, 22:51

Endri Shabani, kryetari i Partisë Nisma Thurje, që nuk arriti të sigurojë asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit, bëri fajtor sistemin zgjedhor në vend. Shabani  tha në emisionin “Pa Protokoll” se nëse vendi do të kishte sistem proporcional kombëtar sot Nisma Thurje do të kishin një deputet në Kuvend, por për shkak të sistemit proporcional rajonal një kandidat nuk mund të hyjë dot në Kuvend edhe pse mund të ketë marrë votat për një mandat.

Në lidhje me njohjen e zgjedhjeve, Shabani tha se administrimi i procesit nuk ka pasur probleme, madje shtoi ai se dhe ato parregullsi të vogla që janë denoncuar nuk do të sillnin përmbysje të rezultatit. Për Shabanin problem është vetë sistemi zgjedhor.

“Këtu ka një nevojë ekstreme për të ofruar një ofertë të re politike, por ne nuk arritëm të hynin në Kuvend. Ajo që na pengoi ishte sistemi zgjedhor. Beteja qe kemi bërë është një sistem proporcional kombëtar që të mos kishte ndarje rajonale siç e kemi sot  duke bërë të kemi këtë rezultat.  Ne kemi tentuar të bashkëpunojnë me forcat e reja që nuk janë të përlyera në vjedhje gjatë pushtetit.  Ne kemi monitoruar proceset e numërimit dhe votimit dhe përveç 2-3 parregullsive as ato nuk do të përmbysin rezultatin. Problemi nuk është me administrimin e procesit por me sistemin zgjedhor i cili është i gabuar”, tha Shabani.

Ndërsa Etjen Xhafaj, i cili mori mandat në listën e PS në Tiranë, tha në "Pa Protokoll" se problematikë e këtyre zgjedhjeve ka qenë numri i lartë i fletëve të pavlefshme të votimit pasi qytetarët nuk dinin si të votonin. Për Xhafajn kjo ndodhi edhe për faktin se formati i fletës së votimit doli shumë vonë dhe nuk ishte koha e mjaftueshme për mësimin e qytetarëve se si duhet të votonin. Xhafaj shtoi se fushat është fokusuar në numrin e partisë dhe jo në atë personal.

“Edi Rama nuk ka bërë asnjë çerek ore fushatë për numrin  e vet por për partinë dhe të gjithë ne kemi pasur në fokus numrin e partisë. Fokusi ynë ka qenë që PS të fitonte zgjedhjet dhe Rama të ishte kryeministër për një mandat të tretë.  Problemi ynë është se në këto zgjedhje por edhe i subjekteve të tjera ka qenë  numri i lartë i fletëve të votimit të pavlefshëm pasi qytetarët nuk dinin të votonin dhe ngatërroheshim me numrin e partisë dhe të kandidatët duke votuar skiç dhe jo në linjë lineare. Kjo ndodhi edhe për faktin se formati i fletës së votimit doli me vonesë dhe nuk kishte kohë për edukimin dhe trajnimin e qytetarëve se si të votonin”, tha Xhafaj.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 në përfundim të procesit të numërimit, janë shpallur 83 mijë fletë votimi të pavlefshme. Shumica e këtyre fletëve votimi janë shpallur të pavlefshme, pasi votuesi ka votuar një subjekt politik dhe kandidatin e një parti tjetër politike, në të njëjtën fletë votimi.

I.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 01/05/2021 04:00

    O Endrit! bon icik stazh qe te bohesh deputet!pse mo deshe me u bo deputet me 3 muaj karier,po ku do maresh ti elektorat,mamer mendja qe as njerezit tuaj nuk te kane votuar,u ankove per sistemin!per ato qekane dy pare mend ne koke sistemi ka qene i kollajt,mos u anko bon me pare elektorat pastaj hyrne zgjedhje,mos u merzit se akoma i ri je se dote mesohesh edhe ti si tjeret,me durim e qetesi do ja arrish.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A është gati Shqipëria për sezonin e ri turistik?