Sport

Etrit Berisha gjen 2 fajtorët për disfatën me Kosovën: Ishin inekzistentë në fushë

29 Maj 2018, 23:31| Përditesimi: 30 Maj 2018, 07:12

  • Share

Pas humbjes 3-0 nga Kosova, ka folur për mediat portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha. Kapiteni në miqësoren e sotme tha se ekipi luajti shumë dobët, teksa gjen dhe “fajtorët” për lojën aspak të mirë të kuqezinjve.

Filluam jashtëzakonisht dobët dhe i lejuam shumë Kosovës që të organizohet. Bëmë shumë gabime dhe ata me kundërsulme na rrezikuan dhe shënuan. Nuk më pëlqeu si reagoi ekipi. Dy mesfushorët e krahut ishin pothuajse inekzistentë në fushë. Duhet të reagojmë më mirë, edhe pse vetëm një miqësore, duhet të jemi shumë më të vetëdijshëm dhe të reagojmë ndryshe. Është faji i të gjithëve. Kemi disa lojtarë të rinj të cilëve duhet t’iu jepet kohë për tu përshtatur. Në ndeshjen e radhës duhet të jemi më të fokusuar”, deklaroi Berisha.


Lajmi kryesor:

Kosova turpëron Shqipërinë në Zyrih, Panucci: Dita më e zezë në karrierën time


  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?