Etrit Berisha

Etrit Berisha përfundon në Serie B, mundësi edhe Kalmari në Suedi

8 Korrik, 21:45| Përditesimi: 8 Korrik, 21:46

  • Share

Etrit Berisha nuk do jetë më pjesë e Empolit. 35-vjeçari i portës ka një mundësi për t’u bashkuar me Spezian në Serie B të futbollit në Itali, teksa opsion mbetet edhe Kalmari në Suedi.

Berisha ka mbrojtur portën e disa klubeve si Atalanta, Lazio, SPAL apo Torino, teksa ka përfunduar kontratën me Empolin, klub ku ishte sezonin e fundit, të cilin e mbylli me 14 ndeshje, ndërsa në Europian kaloi zgjedhje e dytë për Sylvinhon që preferoi Strakoshën.

Ndërkohë një tjetër pistë për Berishën është edhe rikthimi në Suedi me ekipin e Kalmarit, me të cilin ka luajtur vite më parë. Kjo është një mundësi e prekshme, pasi Berisha dëshiron të jetë pranë familjes që jeton në Suedi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?