Portieri Etrit Berisha

Sport
Top 24

Etrit Berisha: Prisni një Shqipëri më të fuqishme në të ardhmen

20 Nëntor 2018, 22:31| Përditesimi: 20 Nëntor 2018, 22:45

  • Share

Etrit Berisha ishte titullar në dy ndeshjet e kombëtares kundër Skocisë dhe Uellsit. Në miqësoren e fituar 1:0 kundër Uellsit të Rayan Gigs në "Elbasan Arena", Berisha mbajti të paprekur portën. 

Pas ndeshjes ai u shpreh se reagimi i ekipit, pas asaj humbje kundër Skocisë, është tregues i mirë për vazhdimësinë. Ai u shpreh i bindur se në të ardhmen Shqipëria do të jetë një ekip më i fortë. 

Kemi ende gjëra për t'i përmirësuar, por kjo pak a shumë ishte e rëndësishme për moralin e djemve. Në të ardhmen do të ketë një Shqipëri edhe më të fuqishme. Sot reagoi më ndryshe i gjithë ekipi. Nuk u jemi futur aventurave si më herët, ishte kompakt si ekip, punuam si grup dhe kjo rezultoi efikase edhe në fazën mbrojtëse. 

Etrit Berisha, portier i kombëtares

Komento

Komente

  • Rast: 21/11/2018 04:32

    Po Wellsit vetem fati i mungoi se ata kishin shume me teper raste se ne. Analiza boshe e pa llogjike. Kur nje profesionist genjen veten... ca pret nga amatoret. Nejse, Panuci duhet te largohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?