Këngëtari Eugent Bushpepa duke performuar në Eurovizion

Kultura
VIP & Spektakël
Top 24

Eugent Bushpepa ndez Eurovizion-in dhe kualifikohet në finale/VIDEO

8 Maj 2018, 21:30| Përditesimi: 8 Maj 2018, 23:37

  • Share

Ka përfunduar suksesshëm, performanca e Eugent Bushpepës sonte në Eurovizion me këngën “Mall”, ku përcolli një emocion të shkëlqyer e të veçantë. Eugent Bushpepa ishte i treti që u ngjit në skenë me këngën “Mall” në gjysmëfinale.

Bushpepa u ngjit në skenë i sigurt duke na përfaqësuar denjësisht, teksa ka bërë për vete shikuesit dhe të pranishmit.

Eugent Bushpepa ia ka dalë që të sigurojë një vend në finalet e 12 majit të Eurovision 2018 që zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë.

Bushpepa përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”. Në performancën e tij ai u shoqërua nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back vocalistet Erinda Agolli e Greta Radovani. Kënga “ Mall” u prit me ovacione nga publiku i pranishëm në mbrëmjen e parë të gjysmëfinales së Eurovision. Në finale ka kaluar edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Eleni Fureira, e cila përfaqëson Qipron. Po ashtu në finale është edhe Ermal Meta që përfaqëson Italinë.

( Eugent Bushpepa duke performuar në Eurovizion )

Komento

Komente

  • ledioballa: 09/05/2018 11:43

    number. 1

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/05/2018 10:27

    Suksese Eugentit! Suksese Ermalit!

    Përgjigju
  • Komentuesi: 09/05/2018 03:44

    O popull Shqipetare Shqipetaret Artista Kengetare Sportista Shkrimtare Inxhiniere Doktore ne cdo Eviment jashte Shqiperise na kane nderuar faqen e tyre por edhe Flamurin Kombetar por kete popull nuk e kane trajtuar mire Pushtetaret Shteterore Prandaj o Popull mendohuni mire ne kohen e Zgjedhjeve perpara Kutise se Votimit Votoni per njeriun e duhur ne vendin e duhur mos shikoni perkatesite Partiake Forca Eugent Fitore

    Përgjigju
  • Naimi: 08/05/2018 23:54

    Te na hane m...n Serbia Greqia dhe Rusia.

    Përgjigju
    • A B: 09/05/2018 02:34

      Ashtu me te lumte

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?