Kultura

Eugent Bushpepa sot në Spanjë feston me yjet e tjera të Eurovizionit

21 Prill 2018, 23:02| Përditesimi: 21 Prill 2018, 23:14

  • Share

Ka nisur sot në orën 22 në Madrid  ESCPre Party,  një manifestim që i paraprinë Eurovizionit të këtij viti. 21 këngëtarë që këtë vit do të këndojnë në Eurovizion sonte ngjiten në La Riviera në Spanjë, për të promovuar edhe njëherë këngën e tyre pjesëmarrëse. Koncerti është tansmentuar  drejtpërdrejt në RTVE në ora 22:00 dhe 21 këngëtarë që këtë vit do të këndojnë në Eurovizion sonte janë ngjitur në La Riviera në Spanjë, për të promovuar edhe njëherë këngën e tyre pjesëmarrëse.  

Eugent Bushpepa, këngëtari që përfaqëson Shqipërinë këtë vit në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovizion  është ngjitur në këtë skenë për të treguar aftësitë e tij vokale dhe vlerat e këngës së tij, autor e kompozitor i së cilës është vetë ai.  Dje është mbajtur një ceremoni e hapjes së këtij aktiviteti vetëm për media ndërsa sonte fansat e Eurovizionit do të mund të dëgjojnë Eugentin dhe të tjerët në performancat e tyre.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?