EULEX bastis zyrat e organizatës së veteranëve të Luftës, dy të arrestuar! Thaçi: Nuk ka arsye për ekspedita spektakolare

25 Shtator 2020, 13:02| Përditesimi: 26 Shtator 2020, 14:24

  • Share

Një ditë pas arrestimit të Salih Mustafës një prej drejtuesve të luftës së UÇ-së në Zonën e Llapit, trupat e EULEX kanë bastisur, mëngjesin e sotëm, zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Në mediuat kosovare bëhet e ditur se u arrestua kryetari i OVL-UÇK’së, Hysni Gucatin i cili po sot do të dërgohet sot për në Hagë

Gjithashtu është arrestuar edhe Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj

Ai është arrestuar në lagjen Pejton në Prishtinë

Haradinaj ka refuzuar që të ndalohet nga hetuesit e Speciales.

Nënkryetari i Organizatës së veteranëve Nasim Haradinaj, e lidhi paradite bastisjen e EULEX-it me gazetarin Vehbi Kajtazi.

Në lidhje me arrestimet, presidenti Hashim Thaci u shpreh se “Nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakolare” dhe theksoi se “Veteranët e UÇK-së janë vlera më sublime e rezistencës dhe lëvizjes sonë për liri e pavarësi. Asnjë grackë e ngrehur nga kushdo, nuk do ta vendosë Kosovën në anën e kundërt të drejtësisë”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe Nisma Socialdemokrate reaguan so, pas arrestimeve dhe bastisjeve të bëra në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prishtinë.

“Nuk ka arsye për operacione e bastisje”, tha Haradinaj në një postim në Facebook.

“Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë, është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë. Apeloj tek organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që t’i respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ikë drejtësisë”, shkroi Haradinaj.

Nisma Socialdemokrate, në anën tjetër, shprehu, siç tha, mospajtimin e saj për mënyrën e trajtimit të udhëheqësve të OVL-së së UÇK-së.

“Që nga përfundimi i luftës, pjesëtarët e UÇK-së u janë përgjigjur sistemeve të drejtësisë pa asnjë hezitim, duke filluar nga gjykatat e UNMIK-ut [Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë], Hagës dhe ato të EULEX-it [Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë]. Prandaj, askush nuk ka asnjë arsye të ndryshojë mënyrën e sjelljes në raport me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të këtij subjeki politik.

Ora 20:06
Presidenti Thaçi reagon për arrestimet e EULEKS-it: Nuk ka arsye për ekspedita spektakolare

“Nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare”, tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën kur zyrtarë të sundimit të ligjit bastisën zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe arrestuan udhëheqës të saj.

“Veteranët e UÇK-së janë vlera më sublime e rezistencës dhe lëvizjes sonë për liri e pavarësi. Asnjë grackë e ngrehur nga kushdo, nuk do ta vendosë Kosovën në anën e kundërt të drejtësisë”, tha Thaçi përmes një deklarate për media.

Të premten, pjesëtarë të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX - bastisën zyrat e OVL-së në Prishtinë dhe arrestuan kryetarin e organizatës, Hysni Gucati.

Disa orë më vonë, edhe nënkryetari i organizatës, Nasim Haradinaj, u shoqërua nga zyrtarë të Zyrës së Prokurorisë së Specializuar, bashkë me Policinë e Kosovës.

Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të Haradinajt, e as të arrestimit të Gucatit.

Tri herë këtë muaj, Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë se ka pranuar - në mënyrë anonime - dosje që lidhen me Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë.

Përmbajtja e këtyre dokumenteve nuk është bërë e njohur dhe nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike ose jo.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka thënë, këtë javë, se disa aktivitete në të cilat është e përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “kanë për qëllim të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur“.

Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në deklaratën e tij për media, presidenti Thaçi tha se “rrjedhja e dokumenteve e ka cenuar legjitimitetin e gjykatës në sytë e qytetarëve, ka dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës dhe të drejtat e të pandehurve potencialë”.

“Asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë. Prandaj, vlerësoj se nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare. Ndërsa, integriteti dhe dinjiteti i secilit qytetar duhet të respektohen”, tha Thaçi.

“Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në anën e së vërtetës, bashkëpunimit, drejtësisë dhe së drejtës ndërkombëtare, e përcaktuar për ndërtimin e shtetit demokratik, ligjor dhe shumetnik, atdhe të të gjithë qytetarëve të saj”, theksoi Thaçi.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 26/09/2020 09:29

    Shkatrrimtari nr një i Kosovës është hashim thaqi !

    Përgjigju
  • Altin: 26/09/2020 00:48

    Kjo tregon se Kosova nuk është e pavarur, pasi arrestohen brenda saj luftëtarët e lirisë dhe shteti Kosovës nuk mund t'i mbrojë. Turp.

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 25/09/2020 16:07

    Nje panatyrshmeri shoqerore e politike,tash sa kohe po zhvillohet ne Kosove.Sot pa asnje arsye po zhvillohen spektakle para zyrave te Veteraneve te UCK.Madje per tregua "muskujt" arrestohet kryeatri i Veteranve te luftes dhe menjehere derg ohet ne Hage.Kjo eshte kur drejtesia nderkombetare deshmon se, te padrejten do e ngrise ne kod drejtesie,clirmtaret do t'i shpall kriminel, e keriminelet qe shkaktuan, vetem ne fundshekullin 20-t, disa lufta ne ish-Jugoslllavi dhe vrane mbi njeqindmije civle te pa armatosur,te shpallen viktima.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?