EULEX, Gucati frikësoi dëshmitarët, rrezikon deri në burgim të përjetshëm! Gjykata Speciale e akuzon për rrjedhjen e informacioneve të fshehta

26 Shtator 2020, 15:02| Përditesimi: 26 Shtator 2020, 15:05

  • Share

“Për të dyshuarin Gucati është lëshuar fletë-arresti për vepra penale kundër administrimit të së drejtës, praktikisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”. Neni 392 i Kodi Penal të Kosovës parasheh dënimin për këtë akuzë 5 deri në burgim të përjetshëm. 

Gjykata Speciale e Hagës për kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë, Hysni Gucati shënon se ai ka “penguar administrimin e drejtësisë” duke publikuar "informacione konfidenciale" të rrjedhura prej saj.

ZPS bëri publike edhe urdhër-arrestin ku thuhej se ai u bë pasi Gucati zhvilloi tre konferenca për shtyp, më 7, 16 dhe 22 shtator konferenca në të cilat ka bërë të njohur informacione konfidenciale që mund të dëmtojnë procese hetimore.

Qoftë Dhomat e Specializuara, qoftë dhe EULEX nuk përmendën deklaratat e tyre arrestimin e nënkryetarit të OVL-së, Nasim Haradinaj.

Gucati e Haradinaj u arrestuan të premten disa javë pasi Organizata e Veteranëve të Luftës mori disa dokumente të rrjedhura nga Gjykata Speciale. Gucati pati deklaruar në media se këto dokumente tregonin lidhje të Prokurorisë Speciale me Prokurorinë e Serbisë dhe pjesë të veçanta të tyre u bënë publike. 

Pas arrestimit të tyre kanë reaguar edhe liderët kosovarë të cilët  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklaratë për mediat theksoi se asnjë i pandehur potencial nuk do t’i shpëtojë drejtësisë dhe theksoi se aksionet e djeshme nuk kishin asnjë arsye për të ndodh në atë formë.

Komento

Komente

  • Mala: 26/09/2020 15:49

    Gjykata Speciale me rastin e dosjeve te ardhura nga rruge e panjohur nga Haga ne Prishtine.Nga nuk mund te fajesohen Shoqatat e daluar nga lufta,si shoqata, e as Gucati e Haradinaj si individ.Gjykta duhet ta dije nga dole,kur dolen e kush i nxorri dosjet nga perkujdesi dhe siguria e gjykates.Nese kane dalur publike deshmite e deshmitareve,atehere,sipas mendi mit tim, sikur ka humbur kuptimi i vendosjes se drejtesise ne kete gjykate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?