Sport

Euro 2020/ Çekisë nuk i mjafton Patrick Schick, Danimarka në gjysmëfinale! Do përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Angli

3 Korrik 2021, 20:00| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 20:55

  • Share

Danimarka është bërë gjysmëfinalistja e tretë e kampionatit Europian, pasi ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1 Republikën Çeke. Në Baku të Azerbajxhanit, që rregjistroi temeperatura të larta për një ndeshje futbolli, çerekfinalen do ta zhbllokonte Daleney në minutën e 5 me kokë.

Goli i shtoi entuziazmin skandinavëve, të cilat dominuan pothuajse të gjithë pjesën e parë, ndërsa para se ti drejtoheshin dhomave të zhveshjes dyfishuan me Dolber pas një topi të përkryer nga Maehle.

Në pjesën e dytë Çekia u fut me mendje tjetër në lojë dhe për pasojë në minutën e 49 ngushtoi me Patrick Schick, duke zgjuar ëndrrat për në gjysmëfinale.

Gjithsesi edhe pse tentoi për pjesën tjetër të mbetur të lojës Çekia nuk ia doli të barazonte, duke ndërprerë këtu ëndrrën për surprizën e madhe. Ndërkohë e kundërta po ndodh me Danimarkën, që duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?