Finalja e madhe e kampionatit Europian, që do të diskutohet të dielën në orën 21:00 në stadiumin Ëembley do të luhet mes Anglisë dhe Italisë. Kjo pasi ‘tre luanët’ kanë mposhtur 2-1 në shtesë Danimarkën, që ishte edhe surpriza e këtij kampionati europian.
Në Londër ndeshje nisi me një ritëm fantastik, ndërsa u zhbllokua në minutën e 30 nga Damsgard, që shtangu anglezët të cilët ishin në stadium me një goditje dënimi të përkryer.
Goli i Damsgard ishte edhe i pari që Anglia pësoi në këtë europian, ndërsa si episod i shërbeu ‘tre luanëve’ për të kërkuar më shumë portën e mbrojtur nga Shmajkëll. Nuk kaloi shumë dhe në minutën e 39 anglezët rikthyern baraspeshën fale një autogoli me autor Kjaer.
Në pjesën e dytë Anglia kërkoi golin e kualifikimit historik, por tentativat nuk ishin të mjaftueshme dhe për këtë arsye takimi iu drejtua shtesës. Episodi përcaktues në këtë pjesë të lojës ishte një penallti e fituar nga Stërling dhe e shndërruar në gol nga Kane në minutën e 104.
Zhgënjim në fytyrat e danezëve, por më së shumti te ajo e portierit Shmajkëll, që bëri një ndeshje fantastike në katërkëndorin e portës. Në fund festa është e anglezëve, të cilët për herë të parë kualifikohen në një finale të kampionatit Europian. Atje do të gjejnë Italinë e uritur, që kërkon gjithashtu të rikthejë lavdinë.
FORMACIONET ZYRTARE
ANGLIA: Pikford, Uoker, Shou, Stons, Meguajer, Rajs, Filips, Maount, Sterling, Saka, Kejn, Trajner: G. Sauthgejt
DANIMARKA: Shamjkel, Vestergard, Kjaer, Maele, Kristensen, Delanej, Damsgard, Striger, Hojbjerg, Dolberg, Braithuejt, Trajner: K.Hjulmand
120’ Gjysmëfinalja Angli-Danimarkë është mbyllur me shifrat 2-1. Vendosi goli me penallti i Harry Kane i realizuar në minutën e 104.
39’ Një autogol ka rikthyer baraspeshën në gjysmëfinale. Saka futi një top të përkryer në zonë, që u devijua në mënyrën e gabuar nga Damsgard para se Stërling ta godiste me portën e boshatisur.
30’ Danimarka ka kaluar në avantazh duke shtangur Anglinë dhe ‘Ëembleyn’ e mbushur me tifozë të ‘Tre Luanëve’. Damsgard ka realizuar me goditje dënimi, ndërsa ky ishte goli i parë që Anglia pëson në këtë kompeticion.