Sport

Euro 2020/ Franca dështon me Hungarinë, kampionët e botës humbin shansin për kualifikim që sot! Përballen edhe me Portugalinë e Ronaldos

19 Qershor 2021, 17:10| Përditesimi: 19 Qershor 2021, 18:24

  • Share

Franca ka humbur shansin e artë për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Europianit. Kampionët e botës në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin F kanë barazuar 1-1 kundër Hungarisë.

Në ‘Puskas Arena’, që ishte i mbushur në kapacitetin maksimal të tij, goli i parë u realizua në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Fiola shtangu ‘gjelat’ dhe bëri që stadium të shpërthente në festë.

Goli zgjoi francezët dhe pas disa tentativave arritën të barazonin në minutën e 66 me Griezman. Sulmuesi që luan me Barcelonën nuk e pati të vështirë brenda zonës për të dërguar topin në rrjetë pas një devijimi jo të duhur në zonë.

Edhe pse për minutat e mbetura Franca tentoi të merrte tre pikët Hungaria u tregua në lartësinë në duhur.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?